Lesi Te largohen menjehere ministrat e perfolur
Zevendesministri i Kultures njekohesisht kryetari i Lidhjes Demokristiane u be dje zeri i pare i mazhorances qe denoi qendrimin e zevendeskryeministrit Ilir Meta per skandalin e publikuar ne Fiks Fare. Permes nje deklarate per mediat Lesi i kerkoi kryeministrit Berisha te beje ne menyre urgjente ndryshime ne qeveri duke shkarkuar disa ministra perpara zgjedhjeve lokale te cilat jane ne prag. Kerkoj ne cilesine e kreut te LDK-se nga Kryeministri qe te beje ndryshime urgjente ne qeveri para zgjedhjeve vendore duke larguar disa ministra - ka deklaruar Lesi duke theksuar se mazhoranca ka mjaft figura te spikatura te cilat mund te behen pjese e qeverise. Sipas Lesit mazhoranca aktuale ka pasur si slogan te saj togfjaleshin investime dhe arrestime dhe ketij premtimi duhet ti qendroje deri ne fund. Ikona e luftes kunder korrupsionit qe e kemi valevitur si mazhorance ne dy zgjedhje ka rrezik te na thyhet nese nuk zbatojme edhe nje slogan qe paksa u be problematik ne fushate por qe mbetet ne dy fjale investime dhe arrestime. Qe do te thote pranga ne duart e cdo zyrtari te larte te implikuar ne korrupsion - u shpreh Lesi duke folur ne cilesine e kryetarit te nje partie aleate me PD-ne ne qeverisje. Po keshtu Lesi ka theksuar se ne qeverine Berisha ka edhe emra te tjere te cilet jane te implikuar ne afera korruptive dhe kjo duhet te behet publike nga ana e Kryeministrit Berisha. Ne te njejten kohe Lesi ka kerkuar dje edhe mbledhjen e tryezes se kryetareve te partive qe jane pjese e aleances qe qeveris vendin per te marre vendime dhe per te dale ne konkluzione pas ngjarjeve te fundit te ndodhura ne vend. Kam 3 emra ministrash qe duhen larguar sa me pare nga qeverisja. Nese tryeza nuk mblidhet une do rishoh pozicionin tim ne qeveri - theksoi Lesi duke kercenuar edhe me largimin e tij nga qeveria ne rast se nuk ndryshohet qendrim nga ana e mazhorances per kete ceshtje.
.