Aleatët komunistë të PS: Të legalizohet hashashi
Ka ditë që gazeta Panorama merret me Partinë e Punës të Riorganizuar, aleatin komunist, që është ulur në tryezën e opozitës.
Këtë herë ata kanë shfletuar programin e tyre dhe kanë zbuluar se ata synojnë legalizimin e hashashit, sipas shembullit të Holandës, Zvicrës, SHBA.
Të ndërgjegjësojmë komunitetin mbi domosdoshmërinë e licencimit të kultivimit dhe shitjes për qëllime mjekësore dhe industriale të disa bimëve që gabimisht janë quajtur droga, si kanabis sativa (kërpi industrial). Në këtë drejtim duhet të shfrytëzohet praktika e vendeve të zhvilluara si SHBA, Holanda, Zvicra etj. të cilat prej kohësh e kanë hequr këtë bimë nga lista e zezë. Kanabis është një bimë e njohur për aftësitë e veta kurative, por edhe e mbushur me bioenergji, gjë e cila nuk i ka leverdisur prej dhjetëra vitesh lobeve të mëdha të naftës, të cilat kanë financuar edhe deklasimin e kësaj bime, duke shfrytëzuar disa veti të saj halucigjene. Shkenca sot ka vërtetuar se përdorimi i kanabis për arsye mjekësore është shumë i dobishëm, ndërsa nuk sjell dëme për organizimin, pasi nuk shkakton varësi. Madje në qarqet shkencore thuhet haptazi se është duhani ai që duhet të kriminalizohet për varësinë dhe dëmet që shkakton në organizëm dhe jo kanabisi, thuhet në një nga pikat e programit të Partisë së Punës së Riorganizuar./ep