E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqja e balerinës: Policia dhe policët janë shumë poshtë

tafaPolicia dhe policët janë shumë poshtë . Na kanë trajtuar si të ishim kriminelë. Madje edhe në Spiatalin Ushtarak na kanë trajtuar njësoj.Një sjellje që na çudiste. Tani e kuptoj  vërtet se  çfarë qenka policia, pasi smë kishte ra më parë. Shkova të mjekohesha  dhe më thanë mjekët, apo infermierët, apo ku di gjë unë; ik se ske gjë.Më pas na morën pëe orë me rradhë  në policinë  e Tiranës  të jepnim deklarime  dhe nuk na lejuan  as të bënim një telefonatë  me famljen apo  ndonjë njeri tonin. Ishte e tmerrshme. Me plagë kam qëndruar në polici dhe pasi më aknë lëshuar kam shkuar sërish në Spitalin Ushtarak.

Kështu është shprehur Romina Kaso, shoqja e ngushtë e balerinës  profesioniste Sonila Tafës, të cilës i është dhënë lamtumira e fundit ditën e djeshme. Vajza dëshmitare, shpjegon se kanë qenë duke dalë jashtë i gjithë grupi dhe nuk kanë qenë në dijeni të sherrit. Sipas saj personi  që ka qëlluar me armë  ka qenë në sediljen e parë  të mjetit dhe ka qëlluar nga dritarja.

Di që nuk kemi pasur problem me askënd dhe për këtë jam e bindur se personi nuk na ka pasur neve në shenjestër. Ishte fati i zi i Sonilës , se ato plumba mund të kishin rënë edhe mbi mua edhe shokun tim.Por ne thjesht ishim jetëgjatë- shprehet Romina për Shekullin,pasi edhe ajo është plagosur  në këmbë.

Ajo sqaron se Sonila nuk ka qenë balerinë e atij lokali Dream City dhe se të premten kishin  shkuar për qejf si grup shoqërie./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›