Aleatet, leter Berishes: Mblidh tryezen
Fatjona Mejdini
Kreret e partive te djathta i kerkojne me urgjence Kryeministrit Berisha, mbledhjen e tryezes se mazhorances per te diskutuar ne lidhje me reformen zgjedhore. Ne menyre zyrtare, permes nje letre, drejtuesit e 6 partive pjesemarrese ne qeverisjen e koalicionit me PD-ne, i kane kerkuar liderit te kesaj partie, Berisha, qe te mblidhen ne nje takim, per dale me nje qendrim te perbashket per reformen zgjedhore. Ne leter, kreu i PR-se, Fatmir Mediu, ai i PDK-se, Nard Ndoka, kreu i PAA, Lufter Xhuveli, ai i PBDNJ-se, Vangjel Dule dhe kreu i PBLD-se, Arian Starova, i kerkojne Kryeministrit Berisha ne menyre zyrtare nje diskutim te detajuar per te zgjidhur perfundimisht dilemat e reformes zgjedhore, dhe per te dale me nje qendrim sa me te perafert, por qe nuk ka te beje me variantin e propozuar nga PS dhe ku PD ka dhene konsensusin e plote dhe ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve. Ne kete leter, kreret e partive te mazhorances kerkojne qe diskutimet per ndryshimet ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor te shqyrtohen njehere ne kete tryeze dhe me pas te shkojne per miratim ne Kuvend. Kreret e partive te vogla te djathta ne koalicion me PD-ne, kerkojne gjithashtu qe nga tryeza te dalin pikat e perbashketa te konsensusit, ne lidhje me kete reforme te rendesishme. Kerkesa per kete tryeze eshte bere me kohe, por pershpejtimi i miratimit te ndryshime ne Kushtetute, ka sjelle dhe kete kerkese urgjente ndaj Berishes. Burimet bejne te ditur se kjo mbledhje ishte programuar per t'u zhvilluar qe ne fillim te muajit mars, por tragjedia e Gerdecit dhe me pas marrja e fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise, e shtyne mbajtjen e kesaj tryeze te perbashket. Po keshtu, kreret e partive te vogla te djathta kane theksuar se kane pasur takime jo formale me Kryeministrin Berisha dhe, sipas tyre, Kryeministri i ka quajtur te drejta shqetesimet e tyre dhe ka premtuar takim te afert me ta. Prej kohesh, gjithashtu, perfaqesuesit e partive te vogla te mazhorances kane shprehur pakenaqesine e tyre ne lidhje me bashkepunimin e PD-se vetem me Partine Socialiste per reformen zgjedhore, nje reforme kjo e rendesishme per ekzistencen e tyre si parti parlamentare. Por, nga ana tjeter, perfaqesues te ketyre partive bejne me dije se reagimi i tyre kunder do te jete qe nga refuzimi votimit te paketes se perbashket PD-PS per reformen zgjedhore e deri rishikimi i pozicionit te tyre ne qeverisje. Nen argumentin se nuk ka cfare u duhet nje vit ne qeveri, nderkohe qe me kete ndryshim te sistemit zgjedhor, ata largohen perfundimisht nga skena politike. Pritet qe dita e takimit te vendoset nga Kryeministri Berisha diten e sotme, pasi ai do te kthehet nga vizita ne Angli. Burime bejne te ditur se eshte e mundur qe ne fundjave kreret e partive te mazhorances te mblidhen per te diskutuar per reformen zgjedhore.