"Nuk pame police gjate arratise"

Gjate nje procesi-maratone, Gjykata e rrethit te Matit vendosi te lere ne burg pa afat 8 prej dhjete te ndaluarve per arratisjen ne burgun e Burrelit. Ndersa dy oficere te tjere te policise do te gjykohen gjate dites se sotme. Gjykata e Burrelit ka qene e tejmbushur gjate gjithe dites me familjare te te burgosurve te diteve te fundit per te cilet prokuroria kishte marre masen e ndalimit ne lidhje me tentativen e 75 te denuarve, per te dale nga qelite e burgut te sigurise se larte ne kete qytet. Rreth ores 09:00, dhjetera forca policie kane blinduar godine e gjykates, e cila ishte ne pritje te dhjete te ndaluarve. Rreth ores 10:00 ka filluar edhe ardhja e te ndaluarve per t'u paraqitur fillimisht para gjyqtarit Artan Cupi, e me pas perpara Rexhep Karajt, me perfaqesues te akuzes Sabri Kastrati.
Skema e arratise
Eshte pritur me shume interes mberritja ne gjykate e dy protagonisteve, te cilet shkaktuan stuhine ne burgun e Burrelit. Pashk Lleshi dhe Fran Marashi jane sjelle nen masa shume te rrepta sigurie ne ambientet e gjykates se Burrelit, duke mos bere asnje ndryshim me te ndaluarit e tjere. Fillimisht, ata jane paraqitur perpara gjyqtarit Artan Cupi, por fakti qe Fran Marashi ka kerkuar qe ai te mos gjykonte ceshtjen e tij eshte bere i mundur nderrimi i tij me gjyqtarin tjeter te gatshem. Ne ato pak minuta qe jane pyetur, dy te burgosurit nuk kane pranuar se i kane prere ata telat e dritares se banjes. Sipas tyre, ata i kane gjetur rastesisht telat e prere dhe per kete nuk i kane shpetuar tundimit per te dale jashte. "Nuk kishim qellim te arratiseshim, ka thene Fran Marashi, por thjesht donim te dilnim ne oborr ne menyre demonstrative per te protestuar per kerkesen tone te kahershme per t'u rigjykuar, pasi kishim provuar edhe greven e urise dhe disa here i jemi drejtuar me letra organeve me te larta te shtetit dhe drejtesise, por askush nuk na e ka vene veshin. Por, pasi dolem ne oborr, nuk kemi pare asnje polic, madje kemi ecur ne drejtim te murit, pa na ndaluar askush. Meqe askush nuk na ka pare, ne kaluam edhe murin, i cili eshte me tela me gjemba dhe ne pak minuta e kemi pare veten te lire". Ata kane treguar se, pasi kane ecur pa ndonje drejtim te percaktuar, vetem me idene per t'u larguar sa me shume nga burgu, e kane pare veten te rrethuar. "Pas kesaj, nuk kemi kundershtuar per asnje moment forcat e policise, te cilet na kane vene prangat dhe sjelle ne qeli", thane dy te denuarit qe kater dite me pare provuan 30 minuta liri.
Masat e sigurise
I pari qe eshte paraqitur para gjykates ishte gardiani Fatmir Domi. Fillimisht ka folur prokurori Sabri Kastrati, i cili ka bere nje permbledhje shume te shkurter te ngjarjes dhe me tej ka kerkuar masen e arrestit "burg pa afat" per policin. Nuk ka vonuar reagimi i gjyqtarit Artan Cupi, i cili ka pranuar kerkesen e prokurorit, duke e lene Domin ne burg. Me tej, eshte proceduar me tre gardianet e tjere: Ervin Heta, Ardian Ruka dhe Fiqiri Ceni. Ne ore te ndryshme gjate gjithe dites eshte vijuar me paraqitjen e tyre para gjyqtarit. Per te gjithe eshte paraqitur e njejta akuze "burg pa afat". Megjithese gardianet jane munduar te flasin per pafajesine e tyre, askush nga trupi gjykues nuk ka mundur qe te ndryshoje rrjedhen. Te gjithe gardianet jane percjelle ne burg nen masa shume te rrepta sigurie. Pas ketyre, radha ka qene e dy te arratisurve, te cilet munden te prekin kufijte e fshati Zenisht, i cili eshte shume prane burgut te Burrelit. Pas kesaj, seancat jane shtyre per ne oren 15, per te vijuar me pjesen tjeter te te ndaluarve. Ne oret e pasdites, ish-drejtori i burgut, Eduard Brahilika, shefi i regjimit te brendshem, Luan Hysa, shefi i regjimit te jashtem, Kadri Domi dhe pergjegjesi i informacionit, Kujtim Laci, dolen perpara gjyqtarit dhe moren njeri pas tjetrit masen e sigurise "burg pa afat". Ne oret e vona te mbremjes u mesua se edhe sot do te vijohet me percaktimin e mases se sigurise edhe per dy oficere te tjere, Thanas Runeci, shef i policise se burgut dhe Rasim Hoxha, shefi i instruktazhit.