PS: Tryeza, s'kemi cfare diskutojme
Partia Socialiste nuk iu pergjigj dje thirrjes se ardhur nga Partia Demokracia Sociale per te zhvilluar nje tryeze te perbashket mes partive te majta parlamentare. Kjo ftese kishte si qellim diskutimin per reformen zgjedhore, e konkretisht per sistemin zgjedhor. Ne gjykimin e kampit roze, faza ne te cilen ka hyre tashme debati mbi reformen zgjedhore, nuk le me vend per tryeza. Kjo pasi, sikurse dihet, debati mes forcave parlamentare mbi kete ceshtje eshte perqendruar ne institucionin e Kuvendit, qe pas depozitimit ne parlament nga ana e ligjvenesve socialiste te nje drafti, i cili propozonte ndryshimet kushtetuese per reformen zgjedhore. Njekohesisht, PS e ka formesuar qendrimin e saj per nje ceshtje te tille ne te gjitha forumet vendimmarrese, duke filluar qe nga kryesia, e cila i hapi rruge me pas dhe ndermarrjes se nismes nga Grupi parlamentar socialist. E se fundmi ishte dhe mbledhja e dy diteve me pare e Asamblese Kombetare te PS-se, qe i vuri vulen perfundimtare pozicionit te kesaj partie, sa i takon reformes zgjedhore. Ne kete menyre, sipas socialisteve, tashme kur jane ezauruar te gjitha fazat per diskutimet per reformen zgjedhore dhe debati eshte ne Kuvend, nuk ka vend me per tryeza. O.XH