E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleati i PS-së, pensionistët nuk e duan Kolegjin

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve i kërkon Kolegjit Zgjedhor ndryshimin e trupës gjykuese kur të shqyrtohet kërkesa e saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.
Kreu i kësaj partie, Selami Jenishehri sqaron për “Ora News” se në letrën drejtuar Kolegjit është argumentuar se 8 gjyqtarët që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor kanë dhënë mendimin e tyre gjatë shqyrtimit të kërkesave të Partisë Socialiste me të njëjtin objekt. Nisur nga kjo ata nuk mund të shqyrtojnë kërkesë-padinë e Partisë së Pensionistëve. Sipas tij gjykata e Apelit duhet ti drejohet KLD-së për të përcaktuar trupën e re gjykuese.
Sa i përket garës së Tiranës dhe jo vetëm, Jenishehri thotë se mund të kemi përsëritje të zgjedhjeve vendore, nëse Kushtetuesja pranon padinë e bërë nga partia e pensionistëve për shpalljen si të paligjashëm të neneve mbi të cilat u mbajtën zgjedhjet.
Të mërkurën Kolegji zgjedhor pritet të shprehet për kërkesë padinë e partisë së pensionistëve për pavlefshmëri të zgjedhjeve të Tiranës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›