E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, identifikohet kufoma e gjetur në Ishëm

DURRES- Është identifikuar trupi i pajetë i një femre që u gjet të premten në zonën e Ishmit.

Kufoma është identifikuar si Rolanda Kaja, 29 vjeç nga Durrësi. Mësohet e 29-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve.

Sipas të dhënave të para mësohet se vdekja e saj ka qenë natyrale.

Trupi i saj u gjet në nje kanal prane Ishmit nga kalimtarë të rastit, të cilet më pas kanë njoftuar policine.

Dekompozimi i kufomes, e bëri të vështirë punën e policisë për ta identifikikuar atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›