Alec Baldwin refuzon rolin e superheroit
Alec Baldwin ka njoftuar se ai ka refuzuar rolin e një superheroi në filmin e Marvelit për arsye se gruaja e tij pritet të lind së shpejti.
Aktori nga filmi 30 Rock i ishte ofruar rol për filmin e ardhshëm për një superhero, por edhe pse ka pasur dëshirë të jetë pjesë e këtij filmi, ai është dashur të refuzojë ofertën shkaku i gruas së tij Hilaria Baldwin.
Më është ofruar një rol në një film për superhero, por nuk dua ta përmend këtë gjë. Nuk dua ta hidhëroj askënd sepse ata e kanë punësuar dikë tjetër për ta luajtur atë rol. Por atë kanë kërkuar që të luaj në njërin nga filmat e Marvel Comics, ka thënë ai për emisionin The Howard Stern Show.
Nuk isha i lirë. Ata kërkuan që të punoj me orar të gjatë por për shkak të shtatzënisë së gruas më është dashur të refuzoj dy filma, të cilët kam dashur t`i bëj, ka thënë Baldwin. P.K