E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alegri Duhet te bejme nje ndeshje perfekte



Trajneri i Milanit Masimiliano Alegri beri thirrje per nje ndeshje perfekte nga ana e lojtarve te tij kur ata te vizitojne Realin e Madridit. Klubi i Serise A do te udhetoje ne Bernabeu per ndeshjen e radhes se Liges se Kampioneve pas barazimit 1-1 me Ajaksin ne Amsterdam gjate muajit te kaluar. Trajneri Alegri parashikon nje perballje te forte dhe paralajmeroi lojtaret e tij te mos bejne asnje gabim perballe gjiganteve spanjolle me te keta te fundit qe jane ne krye te grupit G. Ndeshje e neserme e sotme eshte realisht nje takim i veshtire per te kaluar kete raund cka eshte dhe objektivi yne i pare - tha Alegri. Do te jete nje ndeshje te veshtire. Ne duhet te luajme nje ndeshje perfekte dhe te mos gabojme shume. Ne e dime se Reali i Madridit ka lojtare te rendesishem ne sulm qe mund te na e bejne ndeshjen ne cdo moment te veshtire loje nje gje qe dhe ne jemi te afte ta bejme gjithashtu. Alegri kembenguli se ai nuk e konsideron sfiden si nje ndeshje personale midis tij dhe Hoze Murinjos ish-trajnerit te Interit rivalit te perjetshem te Milanit. Nuk eshte nje sfide midis meje dhe Murinjos eshte nje sfide midis Realit dhe Milanit - tha ai. Lojtaret jane ne fushe dhe une jam i bindur se do te jete nje ndeshje e bukur dhe spektakolare.

Robinjo
Sulmuesi i ri i Milanit Robinjo tha se ai deshiron te shenoje kunder ish-skuadres se tij Realit te Madridit kur dy skuadrat me te suksesshme ne Ligen e Kampioneve do te takohen midis tyre sot. Robinjo u largua nga Bernabeu ne vitin 2008 dhe u bashkua me Mancester Sitin ne shumen e 32.5 milione sterlinave por tani eshte te Milani pas dy viteve te pasuksesshme ne Angli. Megjithate ai pranoi se do te deshironte te shenonte kunder djemve te Hoze Murinjos duke dashur te deshmoje se ia ka qene nje lojtar i vlefshem. Une deshiroj te shenoj nje gol ne Ligen e Kampioneve kunder Realit te Madridit - tha ai per gazeten spanjolle Marca. Por per mua nuk eshte e rendesishme te shenoj nese ne mund te fitojme ndeshjen. Une deshiroj te shenoje gola te rendesishem por gjithashtu te jap ndihmen time per ekipin. Nese ne do te fitojme ne Bernabeu atehere ne do te krijojme nje besim te madh dhe nje kuptim te fuqive tona. Vetem pak dite me para sulmuesi deklaroi se ai ishte i lumtur te qendronte ne bankine pasi Milani ka lojtare sulmues te talentuar Zlatan Ibrahimovic Ronaldinjo dhe Pato por tani ai kerkon te luaje me shume. Masimiliano Alegri eshte duke me ndihmuar te kuptoj Milanin dhe futbollin italian- tha ai per Gazzetta dello Sport. Eshte e qarte se nuk do te jete e lehte te shikosh nje ekip me kater sulmues ne fushe. Eshte ceshtje ekuilibri. Por trajneri yne gjithmone na ben te ndihemi si titullare sikur te jemi te gjithe te rendesishem. Ju siguroj se kurre nuk do te protestoj kunder tij edhe sikur te shpenzoj ndonje te diel ne bankine.

Murinjo ben filozofin Jeta ecen perpara

Shpresa e Reali i Madridit per te fituar Ligen e Kampioneve kete sezon do te jene para nje testi te hershem kur formacioni i Hoze Murinjos do te perballet me Milanin ne Bernabeu. Reali nuk mund te shkoje ne ndeshjen ne Santiago Bernabeu se sa ne gjendjen e tanishme kur eshte duke perjetuar nje forme te mire. Skuadra eshte e pamundur dhe Kristiano Ronaldo eshte ne nje forme te shkelqyer duke udhehequr listen e golashenuesve me gjashte gola. Eshte ndeshja jone e pare serioze e sezon - tha portieri Iker Kazijas i cili do te beje paraqitjen e tij te 104-t ne Ligen e Kampioneve. Kristiano Ronaldo nga ana e tij jo vetem qe shenoi dy here ne fitoren bindese 4-1 ne Malaga po ai ndertoi dhe dy golat e shenuar nga Gonzalo Higuain dhe tani kryeson ligen edhe me kater asiste. Por trajneri Murinjo deshiron qe te stensionoje ndeshjen kur dy klubet qe se bashku kane fituar 16 tituj ne Ligen e Kampioneve te perplasen midis tyre. Ne pergatitemi per cdo ndeshje njesoj. Asnje kundershtar nuk eshte me pak i respektuar se tjetri - tha Murinjo. Neser sot nuk eshte nje ndeshje e ndryshme nga kjo bote eshte thjesht nje ndeshje me shume vlera e pikeve eshte njelloj. Jeta ecen perpara. Kazjas shtoi Une jam dakord me ate qe trajneri tha se eshte thjesht nje ndeshje tjeter por eshte gjithashtu edhe Real Madrid-Milan. Murinjo foli me respekt per ish-lojtarin e tij te Interi sot te Milani. Spanja nuk e ka pare akoma Ibrahimovicin e vertete. Ju duhet te tregoni respekt kur ju luani kunder lojtareve te kesaj cilesie.

TRAJNERET

HOZE MURINJO
Real Madrid

Trajneri i Realit te Madridit portugezi Hoze Murinjo lindi me 26 janar te vitit 1963. Gjate karrieres se tij si trajner ka drejtuar Benfiken Leiria Porton Celsin Interin dhe tani Realin e Madridit. E nisi punen si perkthyes i Bobi Robsonit e me pas si ndihmes i tij te Porto dhe Barcelona. Me Porton fitoi ne sezonin 2002-2003 fitoi Kupen UEFA dhe nje double titujsh ne shtepi. Nje vit me pas fitoi Ligen e Kampioneve me Porton pasi mundi ne finale Monakon 3-0. U bashkua me Celsin ne vitin 2004 dhe udhehoqi klubin anglez ne titullin e pare pas 50 vjetesh. E fitoi serish ne vitin 2006 titullin ne Angli. E la Celsin ne shtator te vitit 2007 dhe u bashkua me Interin ne qershor te vitit 2008. Me zikalterit fitoi Serine A ne sezonin e pare te tij dhe e perseriti ne sezonin 2009-2010 ku fitoi edhe Kupen e Italise dhe e Ligen e Kampioneve titulli i pare i Interit qysh nga viti 1965. Murinjo ka nenshkruar me Realin e Madridit nje kontrate 4-vjecare.

MASIMILANO ALEGRI
Milan

Trajneri i Milanit italiani Masimiliano Alegri lindi me 11 gusht 1967. Gjate karrieres se tij si lojtar ka luajtur me 11 skuadra te ndryshme ne Itali. Gjate karrieres se tij si trajner ka drejtuar keto skuadra Alianeze Spal 1907 Groseto Sasuolo Kaljari dhe tani aktualisht te Milani. Alegri ka qene nje mesfushor sulmues krijues. I vari kepucet ne gozhde ne vitin 2003 teksa luante ne Serine D me Alianeze pikerisht skuadren me te cilen nisi dhe karrieren e tij si trajner perpara se te merrte drejtimin e Spalit dhe Grosetos. Ne vitin 2008 ai fitoi cmimin Panchina dOro Bankina e arte si trajneri me i mire i Serise C kur ai ishte ne stolin e Sasuolos. Ne vitin 2009 udhehoqi Kaljarin drejt vendit te 9-te ne Serine A duke fituar serish bankinen e arte kesaj radhe si trajneri me i mire i i Serise A pavaresisht se Murinjo ne kete vit fitoi kampionatin italian. Masimiliano Alegri ka nenshkruar nje kontrate dyvjecare me Milanin.

116 trofe
Ne sfiden midis Realit te Madridit dhe Milanit do te zbresin ne fushe 116 trofe te fituar nga te dyja skuadrat ne nivel kombetar dhe rang nderkombetar.

16 kupa
Te dyja skuadrat e kane fituar Ligen e Kampioneve 16 here. Reali i Madridit e ka fituar trofeun prestigjioz 9 here rekord ndersa Milani 7 here.

Sfida e pare
Precedenti i pare midis dy skuadrave daton ne vitin 1958 kur Reali i Madridit fitoi 3-2 ne finalen e Kupes se Kampioneve ne edicionin 1957-1958.

Sfidat e fundit
Gjate sezonit te kaluar te Liges se Kampioneve Reali i Madridit dhe Milanin u ndeshen ne fazen e grupeve Milanin fitoi 3-2 ne Madrid 1-1 ne San Siro.

Precedentet

Reali i Madridit dhe Milani jane ndeshur 13 here midis tyre. 6 takime jane luajtur ne Santiago Bernabeu dhe 6 te tjera ne San Siro. Nje ndeshje eshte luajtur ne fushe asnjanese. Ne total Reali i Madridit ka fituar 5 ndeshje Milani 6 dhe 2 te tjera jane mbyllur ne barazim. 20 gola ka shenuar Reali i Madridit 23 gola Milani. Nga 6 takimet e luajtura ne Madrid Reali ka fituar 4 barazuar 1 dhe humbur 1. Milani ne shtepi nuk ka humbur asnje takim 6 ndeshje 5 fitore 1 barazim. Ne takimin e fundit te luajtur ne Santiago Bernabeu 21 tetor 2009ndeshja u fitua nga Milani 3-2. per Realin shenuan Raul Gonzales dhe Drenthe ndersa per Milanin realizuan Pirlo dhe Pato 2. Ne takimin e fundit te luajtur ne San Siro 3 nentor 2009. Per Milanin shenoi Ronaldinjo me penallti Benzema realizoi per Realin e Madridit.

Kunder ekipeve te njejtit vend

Reali i Madridit ne 59 ndeshje kunder te gjitha ekipeve italiane qe ka pasur si kundershtare ka arritur te fitoje 27 takime barazoje 8 dhe te humbase 24 84-77 golaverazhi. Milani kunder te gjitha ekipeve spanjolle me te cilat ka luajtur ka kete bilanc 41 ndeshje 17 fitore 8 barazime dhe 16 humbje golaverazhi 61-56.

RENDITJET
Reali i Madridit kryeson pas 7-te javesh kampionatin spanjoll me 17 pike 5f 2b 0h duke lene pas Valencian 16 dhe Barcelonen 16. Milani ndodhet ne vendin e dyte ne Serine A me 14 pike pas 7 javesh 4f 2b 1h.

Murinjo - Milan 3-1

Trajneri i Realit te Madridit Hoze Murinjo ka drejtuar Interin nga viti 2008 deri ne vitin 2010. Ai u perball kater here kunder Milanit ne ndeshjet e Serise A duke regjistruar tri fitore - perfshire dhe suksesin 4-0 ne gusht te vitit 2009 - dhe nje humbje.

Reali dhe Milani ne duel per kreun

Dy formacionet me te dekoruar ne Ligen e Kampioneve Reali i Madridit dhe Milani do te perballen midis tyre ne diten e trete ne grupin G me dy skuadrat qe deshirojne te vazhdojne me sukses startin e tyre. Pese muaj pasi udhehoqi Interin e Milanos ne titullin e trete te tij ne Ligen e Kampioneve ne Santiago Bernabeu trajneri i ri i Realit te Madridit Hoze Murinjo do te perballet me rivalet e vjeter milaneze pasi ka udhehequr formacionin e tij ne sukseset kunder Ajaksit dhe Okserit. Rossoneri Kuqezinte qe e kane fituar shtate here Ligen e Kampioneve Reali i Madridit 9 here do te kene besimin e triumfit 3-2 ne te njejten faze te kompeticionit gjate edicionit te kaluar. Reali i Madridit eshte nje nga tete ekipet qe nuk ka humbur asnje pike ne dy ndeshjet e para dhe ne te njejten linje jane dhe Spartaku i Moskes e Celsi qe do te perballen midis tyre ne grupin F. Blute londineze do te rikthehen ne stadiumin Luzhniki per here te par qysh kur humben ne finalen e 2008-s kunder Mancester Junaitid. Dy bashkekryesuesit do te perballen edhe ne grupin H kur Arsenali - skuadra qe ka shenuar me shume ne dy ndeshjet e para 9 gola - do te perballet me Shahktar Donetsk qe nuk ka pesuar asnje gol. Partizani i Beogradit do te perballet me Bragen ne ndeshjen tjeter te ketij grupi e qe jane ne kerkim te pikes se pare. Braga eshte nje nga gjashte debutueset ne Ligen e Kampioneve. Totenhemi do te perballet me Interin ne San Siro dy skuadra me pike te barabarta nga 4 nderkohe qe Tvente do te sfidoje gjermanet e Verder Bremenit por me nga 1 pike. Zikalterit kane gjetur heroin e tyre te ri sulmuesin Samuel Etoo. Pas fitoreve kunder Rubin Kazanit dhe Panathinaikosit kryesuesit surprize te grupit D lideri Kopenhagen do te perballet kunder Barcelones ne testin me te madh te danezeve. Nga ana tjeter finalistet e Liges se Kampioneve te vitit 2010 Bajerni i Munihut lideri i grupit E do te do te synoje te shfrytezoje avantazhin e fushes kur te perballet me rumunet e Kluzhit teksa gjermanet synojne te arrijne fitoren e gjashte radhazi ne shtepi ne kompeticion.
Mancester Junaitid ne pole position ne grupin C do te synoje fitoren me kampionen e Turqise Bursasporin nderkohe qe ne grupin B Olimpiku i Lionit kerkon fitoren e trete ne po aq ndeshje kur te prese ne shtepi Benfiken.

LIGA E KAMPIONEVE
Ndeshjet sot 2045
E Roma-Bazel
E Bajern M.-Kluzh
F Spartak M.-Celsi 1830
F Marseje-Zilina
G Ajaks-Okser
G Real Madrid-Milan
H Braga-Partizan
H Arsenal-Shakhatar D.

LIGA E KAMPIONEVE
DITA III 20.10.2010

GRUPI A
Inter-Totenhem
Tvente-Verder

RENDITJA
Interi 4
Totenhemi 4
Tvente 1
Verderi 1

GRUPI B
Shalke-Hapoel TA
Lion-Benfika

RENDITJA
Lioni 6
Shalke 3
Benfika 3
Hapoel TA 0

GRUPI C
Rejnxhers-Valencia
Mancester J.-Bursaspor

RENDITJA
Mancester J. 4
Renxhers 4
Valencia 3
Bursaspor 0

GRUPI D
Panathinaikos-Rubin K.
Barcelona-Kopenhagen

RENDITJA
Kopenhagen 6
Barcelona 4
Rubin K. 1
Panathinaikos 0

LIGA E KAMPIONEVE
DITA III 19.10.2010

GRUPI E
Roma-Bazel
Bajern M.-Kluzh

RENDITJA
Bajerni 6
Kluzhi 3
Roma 3
Bazeli 4

GRUPI F
Spartak M.-Celsi
Marseje-Zilina

RENDITJA
Celsi 6
Spartak Moske 6
Marseje 0
Zilina 0

GRUPI G
Ajaks-Okser
Real Madrid-Milan

RENDITJA
Real Madrid 6
Milani 4
Ajaksi 1
Okseri 0

GRUPI H
Braga-Partizan
Arsenal-Shakhatar D.

RENDITJA
Arsenali 6
Shahktar D. 6
Partizan 0
Braga 0

19 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›