E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanko ironik Arbitri me i kenaquri



Tirana dhe Dinamo e mbyllen ne barazim 1-1 derbin e 133-te midis tyre ne sfiden permbyllese te javes se 7-te te Kategorise Superiore me te dy trajneret te pakenaqur me rezultatin por me Nevil Deden e pathyer ne debutimin e tij te bardheblute. Ky ishte ndoshta dhe takimi i fundit ne versionin aktual te Qemal Stafes pasi impianti nderkombetar i kryeqytetit do ti nenshtrohet shkaterrimit e me pas ndertimit te nje stadiumi te ri i planifikuar te perfundoje perpara nentorit te vitit 2012.
Ne nje atmosfere entuziaste e ne prani te Presidentit te Republikes Bamir Topi por dhe te pranise surprize te trajnerit te Kombetares Josip Kuzhe - ne daljen e tij te pare publike qysh pas daljes nga Spitali Amerikan - dy skuadrat me me shume kampionate te fituara Tirana 24 Dinamo 18 dhuruan spektakel me blute dominues ne pjesen e pare dhe bardheblute ne te dyten.
Kryesuesja e kampionatit dhe kampionia ne fuqi Dinamo realizoi e para kur sulmuesi argjentinas Nestor Martinena shenoi nje eurogol ne minuten e 17-te gol qe e coi ate ne kuoten e pese golave sezonale dhe e barazoi me shokun e tij te ekipit Elis Bakaj ne krye te golashenuesve te Superliges. Tirana qe nga ana e saj zhvilloi nje pjese te dyte fantastike barazoi me ane te mbrojtesit Tefik Osmani 56 i cili shfrytezoi nje top te grushtuar nga ana e portierit Hoxha pas nje dyluftimi te ketij te fundit me sulmuesin kroat te bardhebluve Pero Pejicit.

DEDE
24 here kampionet paten pretendime per dy penallti te pa dhena nga nje per cdo pjese loje nderkohe qe dinamoviteve 18-here kampione iu mohua nje gol i Martinenes per pozicion jashteloje.
Trajneri i Tiranes Nevil Dede u pa i merzitur pas takimit Luajtem perballe kampioneve. Guxuam perballe tyre. Ishim pak te tkurrur psikologjikisht deri ne momentin qe pesuam golin e Dinamos por dhe pas tij. Pjesa e dyte foli per ne. Mendoj se humbem dy pike. Cfare u thashe lojtareve ne pushimin e ndeshjes Ate qe pate ne pjesen e dyte. Duhet te falenderoj te gjithe futbollistet. Per Tiranen e Dinamon ky ishte barazimi i 33-te ne 133 ndeshje midis tyre me Tiranen qe kryeson me 52 fitore kundrejt 48 te Dinamos. Barazimi i meparshem midis dy skuadrave datonte me 16 shkurt te vitit 2008 por atehere i fiksuar ne shifrat e bardha 0-0.

BLANKO
Trajneri i Dinamos argjentinasi Luis Manuel Blanko nuk u pa aspak i merzitur pas barazimit ne El klasiko me Tiranen e qe i dha fund serise prej pese fitoresh te bluve por leshoi disa shigjeta ne drejtim te gjyqtarit. Ishte nje el klasiko i bukur me te tre rezultatet ne loje. Personalisht ndihem shume mire - tha Blanko per mediat - pasi luajtem kunder 12 lojtareve. E ketu dua te perfshij edhe gjyqtarin e takimit i cili beri ceshte e mundur per ta mbyllur ndeshjen ne barazim. Ai ishte me i kenaquri nga te gjithe. Nese do te thosha se cfare ndryshimi ka nje El klasiko ne Argjentine nga nje ne Shqiperi dua te theksoj se atje zgjedhin arbitra me te mire. Pas ketij barazimi Dinamo 16 pike e zgjati ne -3 pike diferencen me Skenderbeun dhe Flamurtarin te dyja nga 13 pike. Tirana nga ana e saj u ngjit ne kuoten e 9 pikeve po aq sa Elbasani dhe Teuta por me bardheblute ne vendin e 6-te. Edhe nje pike me shume Me mire qe perfundoi keshtu pasi nese do te kishim fituar do te kishim me shume pike avantazh kampionati atehere do te behej i merzitshem. Me mire keshtu - perfundoi trajneri i Dinamos Blanko. Ne javen e 8-te Dinamo do te prese Bylisin ndersa Tirana do te luaje ne Kavaje kunder Beses.

Kuzhe Jam kunder Maqedonise
Trajneri i Kombetares shqiptare Josip Kuzhe ishte i pranishem gjate ndeshjes Tirana-Dinamo duke u shfaqur publikisht pas daljes nga Spitali Amerikan ku ishte shtruar per shkak te hemorragjise cerebrale. Ne nje prononcim per mediat tekniku kroat dha disa vleresime per ndeshjen duke theksuar se i kishte pelqyer mbrojtesi Erjon Dushku. Kuzhe rikonfirmoi se ai do te qendronte ne bankinen kuqezi. Do te jem ne ndeshjen miqesore kunder Maqedonise qe do te luhet ne Korce me 17 nentor - tha Kuzhe i cili falenderoi te gjithe shqiptaret per mbeshtetjen qe i kishin dhene gjate kohes qe ai ishte shtruar ne spital e me pas.

19 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›