Alegri Ibrahimovic titullar. Kater AS-et Me jepni pak kohe
Pas prezantimeve te Ibrahimovic dhe Robinjos per Milanin ka ardhur momenti i se vertetes. Ne prag te ndeshjes ne fushen e Cezenes trajneri Masimiliano Alegri ka vetem nje synim qe kuqezinjte te shkelqejne ne stadiumin Manuci. Por me pare tekniku kerkon respekt per kundershtaret Ata do te japin 300 per qind duan te tregojne se mund ta mundin Milanin. Nese do te shfaqemi mendjemedhenj do te kthehemi ne shtepi te humbur. Me tej ai ka folur per ceshtjen e kater AS-ave te cilet do te jene se bashku ne fushen e lojes prej fillimit. Ardhja e Ibres dhe Robinjos kompletoi nje repart qe ishte mjaft i forte. Kjo skuader i ka te gjitha karakteristikat per objektivat sezonale titulli Champions League dhe Kupa e Italise tha Alegri. Me pas vjen pjesa e dilemes Zlatan eshte ne forme te mire dhe do te luaje nga minuta e pare. Robinjo Mund te jete nje alternative e Patos ose Ronaldinjos kur nuk do te luajne te gjithe se bashku. Gjate ndeshjes mund te jene te katert ne fushe por skuadra ka nevoje per kohe pasi duhet te gjeje ekuilibrin.