Kak i fal besnikeri Realit Dua te qendroj ne Madrid
Aventuren e tij te Reali e imagjinonte krejt ndryshe. Nje vit ne La Liga i shqetesuar nga dhembjet ne ije dhe demtime nje Boteror i cili solli edhe zhgenjimin e radhes. Gjerat nuk i kane ecur shume mire dhe tani kane dale zera per nje kalim te mundshem tek Interi ne merkaton e janarit. Rikardo Kaka nuk do te kthehet ne fushe para 2011-s por vazhdon te jete ne qender te vemendjes.
Ka kaluar nje muaj nga operacioni ne gju si ndiheni tani
Per momentin nuk ndiej asnje problem ne gju. Ka kaluar nje muaj nga operacioni dhe gjithcka po ecen shume mire ashtu sikurse edhe pritej. I jam nenshtruar fizioterapise dhe po me ndihmon shume.
Po moralisht si ndiheni A keni vuajtur shume pas pesimit te ketij demtimi
Dalengadale po me kthehet buzeqeshja. Si fillim nje gje e mire eshte qe nuk ndiej me dhembje. Kjo me ben te lumtur dhe me jep qetesine mendore. Pak nga pak po me shtohet buzeqeshja ne fytyre. Kam shume deshire qe te rikthehem ne fushe. Mezi po pres.
Ne keto momente te veshtira qe po kaloni cila ka qene mbeshtetja juaj me e madhe
Besimi po me ndihmon shume por edhe shoket e skuadres. Pak me pare me erdhi per vizite Kristiano por jane te shumte lojtaret me te cilet flas pasi edhe ata kane kaluar situata si kjo e imja tani. Kjo gje me ndihmon i falenderoj shume te gjithe.
Tani a mund te thuhet me siguri se kur do te ktheheni te luani
Kam biseduar me mjeket ne lidhje me kthimin tim ne fushe. Varet nga ecuria e rikuperimit. Them se do te bej gjithcka eshte e mundur per tu kthyer sa me shpejt. Po bej gjithcka pasi po vdes per te luajtur ne radhet e Realit. Per kete arsye u operova.
Mendoni se mund te ktheheni ne fushe para afatit katermujor
Po bej gjithcka qe me thone mjeket dhe fizioterapistet. Une dua te bej edhe me shume sepse deshiroj shume te rikthehem te luaj. E di qe shume gjera varen nga une dhe per ato qe varen nga une do te bej cmos ti realizoj.
Si ndiheni kur shikoni shoket qe e kane filluar sezonin tashme...
Po vdes per te luajtur. Eumlshte e veshtire per mua te shkoj te shikoj nje ndeshje sepse me mundon deshira per te zbritur edhe une ne fushe dhe te luaj per te ndihmuar shoket e mi. Por e di se duhet te kem durim pasi me duhet kohe per tu rikuperuar. Atyre u kam uruar te fitojne sa me shume.
Cfare ju thone njerezit kur ecni rruges
Kur dal xhiro njerezit me mbeshtesin me fjale inkurajuese dhe me japin force. Po me ndihmojne shume. E ndiej dashurine dhe motivimin e njerezve qe deshirojne te me shikojne serish ne fushe.
A jeni krenar per dashurine e tifozeve ketu ne Madrid
Menyra me e mire per te shperblyer dashurine e te gjitheve eshte te punoj sa me shume per tu rikthyer te luaj sa me shpejt qe te jete e mundur. Duke punuar shume besoj se do tia dal te fitoj formen e duhur per te luajtur. Kjo eshte ajo qe dua me gjithe forcen time. Dua te vazhdoj te luaj per Realin e Madridit. Do te punoj shume per te rifituar besimin dhe dashurine e tifozeve shokeve te mi dhe klubit tim. Dhe jam i sigurt qe heret a vone do te ndodhe.