E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi titullar ne derbin 294 te Vjenes

Austria-Rapid Vjena

Ka shenuar nje gol ne mesjave me Kombetaren dhe tashme rikthehet ne Austri per te vazhduar sezonin me klubin e tij Rapid Vjena. Behet fjale per Hamdi Salihin i cili e ka tashme te sigurt vendin si titullar te Rapidi edhe pse skuadra pak para mbylljes se merkatos ka afruar ne ekip sulmuesin holandez Jan Venegor of Heselink. Te dy futbollistet do te luaje perkrah njeri-tjetrit ne derbin e se dieles ne Vjene mes Austrise dhe Rapidit. Kete e ka konfirmuar edhe trajneri Peter Pakult. Nderkohe qe klubi i Rapidit ka hapur edhe dyqanin e tij te ri ku mes futbollisteve qe kane dhene autografe dhe kane dale fotografi me fansat ishte edhe sulmuesi shqiptar Salihi i cili eshte shume popullor ne Vjene. Kete jave shkodrani do te kerkoje te shenoje golin nr. 51 ne Austri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›