Alegri pret tjeter Milan Ibra-Inzagi ndaj Katanias
TIRANE-Pas fitores 2-0 ne Champions League Milani do te kerkoje te perserise te njejtin sukses edhe ne kampionat teksa sot ne mbremje do te prese ne San Siro Katanian. Trajneri Masimiliano Alegri kerkon nga skuadra qe te harroje disfaten e javes se shkuar ndaj Cezenes por gjithashtu edhe veshtiresite e hasura ne takimin ndaj Okserit. Menyra sesi e pergatit ndeshjen ka gjithnje rendesi por skuadra duhet te kete durim dhe te prese pa u lejuar hapesira kundershtareve deklaroi Alegri duke nenkuptuar ngutjen e lojtareve te Milanit per te shenuar. Ne dy ndeshjet e fundit kemi bere shume gabime te cilat duhet ti evitojme - vazhdon tekniku kuqezi. - Duhet te permiresohemi te gjithe per te gjetur me shume zgjidhje ne sulm pasi e dime se kemi futbolliste qe mund te zgjidhin ndeshjen. Me Katanian shpresojme te rikthehemi te fitorja ndonese te merkuren kemi shpenzuar energji te shumta fizike dhe nervore. Ishte nje perballje shume e veshtire dhe kishte nje pritshmeri te madhe nga te gjithe. Skuadra gjeti fitoren pas disfates me Cezenen si edhe entuziazmin. Katania eshte nje skuader e organizuar qe ka futbolliste shume cilesore dhe do te na duhet ta perballojme me mentalitetin e duhur shtoi trajneri i Milanit.
Ibra-Inzagi
Ne prag te sfides me Katanian trajneri Alegri eshte duke menduar te hedhe nga minuta e pare nje dyshe te perbere nga Zllatan Ibrahimovic dhe Pipo Inzagi. Kjo pas demtimit te Aleksandre Patos dhe faktit se Robinjo nuk eshte ne formen e tij me te mire. Normalisht duhet te ishte Robinjo zevendesuesi i Patos por kete do ta vleresoj vetem ne minutat e fundit. Megjithate kemi edhe Inzagin qe eshte ne nje forme shume te mire. Mendoj se ai dhe Ibra mund te luajne bashke dhe jo me skemen 4-3-3. Mund te hidhen ne fushe qe nga fillimi ose edhe pasi ajo te kete nisur sqaroi trajneri i Milanit. Alegri nderkohe eshte shprehur shume i kenaqur me formen e Zllatan Ibrahimovic autor i dy golave ne ndeshjen me Okserin diten e merkure. Ibra ka vetem nje jave qe eshte me grupin. Beri me te miren ne pjesen e dyte ndaj Okserit u perfshi ne loje dhe u sherbye me shpejt. Duhet te ndertojme nje sistem loje qe ta lejoje te shprehet me mire ne sulm sqaroi ai. Nje tjeter ceshtje qe ka habitur mediat italiane ka qene debati mes Ibrahimovic dhe Sakit ne fund te takimit ndaj Okserit. Nuk mund te them se Zllatan gaboi secili thote ate qe mendon se eshte e drejte - u shpreh Alegri. - Jane gjera mes atyre te dyve dhe mendoj se do te sqarohen. Sidoqofte mendoj se ajo e Ibrahimovic ishte nje shfryrje pas ndeshjes asgje me shume.
d.b/BalkanWeb