E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF se njeh Paro Lacin Partizani i mbetet Xhanit

TIRANE- Pas nje diskutimi maratone Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur me ne fund te pranoje ne kampionat Partizanin e Albert Xhanit duke rrezuar ate te ngritur nga Paro Laci. Ne oret e vona te mbremjes se te premtes FSHF ka bere te ditur se ne kampionat do te regjistrohet ekipi qe aktualisht drejtohet nga Neptun Bajko dhe qe ka per president Albert Xhanin.

Ne fakt nje vendim i tille ishte marre prej ditesh ndonese aksioneri i dyte Paro Laci shpresonte shume ne vendimin e ndermjetem te Gjykates qe kerkonte nga QKR ta njihte ate si administrator. Gjate dites se sote Federata ka cuar njerez ne Qendren Kombetare te Regjistrimeve nderkohe qe edhe vete aksioneri Laci eshte pare disa here aty gjate dites.

Vendimi u mor vetem ne mbremje por per cudi FSHF e ka mbajtur sekret per ore te tera duke mos e publikuar per mediat me nje komunikate zyrtare si zakonisht. Ne syte e zyrtareve eshte dalluar nje frike e qarte ne dhenien e ketij vendimi teper te rendesishem per fatet e klubit me te madh te vendit nderkohe qe arsyet mbeten ende nje mister. Zyrtarisht ne kemi regjistruar Partizanin sh.a. ne kampionat nje subjekt qe i perket Albert Xhanit - tha sekretari i pergjithshem Eduard Prodani. ndash Gjithcka eshte bazuar ne dokumentin e sotem te QKR-se dhe nese ky institucion ka genjyer atehere do te mbaje pergjegjesine ligjore shtoi ai.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›