Stiv Rives, modeli fizik i shqiptarëvePeriudha kinematografike gjatë regjimit komunist ishte e mbushur me filma me revolta gladiatorësh, luftë midis skllevërve dhe skllavopronarëve, beteja greko-trojane, apo histori me herkulë e babilonas

Rrjetet sociale:
“Nuk ka qenë kurrsesi spontane marrja dhe ushtrimi i trupit. Në Tiranë edhe para viteve 1990 ka pasur shumë djem me trupa të bukur, të cilët quheshin në zhargonin e asaj kohe ‘trupa pararelesh’. Badibildingu nuk konsiderohej sport në Shqipëri dhe një njeri që merrej me hekura shihej thjesht kështu. Unë personalisht merresha me peshëngritje, por ‘fshehtas’ bëja edhe ushtrime të mirëfillta badibilderi”, - thotë Kukeli. Periudha kinematografike gjatë regjimit komunist ishte e mbushur me filma me revolta gladiatorësh, luftë midis skllevërve dhe skllavopronarëve, beteja greko-trojane, apo histori me herkulë e babilonas. “Për çdo sportist të sporteve të rënda filmat ku aktronin meshkuj me trupa muskulorë ishin inspirim për të gjithë të rinjtë. Aty lindte pasioni: të pasurit trup të bukur e të fuqishëm. Ishte në logjikën e kohës”.
Numri i klikimeve - 3156
E Hene, 09 Nentor 2009