Aleksander Peci, flet me gjuhen e muzikes pas 28 vitesh Izaura Ndoj
Kompozitori me i suksesshem shqiptar me fame boterore Aleksander Peci, pas 28 vitesh do te sjelle ne skenen shqiptare nje veper me permasa madhore. "Dodona", eshte vepra simbolike qe vjen ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. E ftuar speciale, Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me fame boterore, e cila po njeh sukses te jashtezakonshem ne skenat me te medha operistike, si dhe basi i madh rus nga Bolshoi Teater, Alexei Mochallov. Sipas kompozitorit, vepra multimediale "Dodona" eshte frymezuar nga thirrja homerike e rreth 29 shekujve me pare, "O Zeus, Mbret dodonas e pellazg qe banon larg e kujdesesh per Dodonen dimerkeqe. "Dodona" trajton me simbolika te fuqishme idene e rikthimit ne origjinat pellazge-ilire-shqiptare, per te deshifruar nepermjet gjuhes se muzikes dhe baletit, sekretet e botes. Eshte nje menyre e percimit dhe dhenies se nje kumti te identitetit kombetar, por dhe global". Pas gati tre dekadash, ai eshte i pari qe sjell ne skenen koreografike shqiptare nje veper te tille serioze me karakter kombetar. Vepra do te realizohet ne skenen e Pallatit te Kongreseve, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Vete kompozitori Peci e vlereson faktin qe pas 28 vjeteve, qe nga koha e baletit "Gjergj Elez Alia" te Feim Ibrahimit, vjen nje premiere e rendesishme absolute baleti shqiptar. "Te gjithe e dime se cdo te thote per letersine e publikun t'i mungoje per 28 vjet botimi i nje romani te ri, prodhimi i nje filmi te ri apo nje festival kenge", - pohon Peci. Per ta sjelle sa me autoktone, kompozitori ka bashkepunuar me disa nga artistet me te mire shqiptare te njohur nderkombetarisht dhe artiste te huaj, po ashtu te suksesshem. Vepra do te interpretohet nga Orkestra e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, drejtuar nga dirigjenti dhe pianisti shqiptar, qe punon ne Gjermani, Desar Sulejmani. Me trupen shqiptare te baletit dhe korin e TKOB do te punoje edhe Bernd Schindowski, nje nga koreografet gjermane me te njohur ne bote. Regjisor i shfaqjes eshte Pali Kuke, ndersa djali i tij, Ergin Kuke, permes studios se vendosur ne Hollywood, do te realizojne skenografine dhe kostumografine. Per realizimin e vepres, ai eshte mbeshtetur ne krijimtarine orale te folklorit shqiptar, por edhe nga elementet mitologjike te rijetesuar ne vepren e Ismail Kadarese, sic eshte vejusha e gjarprit te "Martesa me gjarprin", apo vepres se Martin Camajt dhe hulumtimeve te albanologut Aleksander Stipcevic. Ai eshte keshilluar dhe ka marre mendime te emrave te njohur, jo vetem te muzikes, por edhe teatrit e letersise.