E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Topi e ka sinkronizuar me Ramen, aksionin e tij politik Eva Gjura

Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, njeheresh dhe deputet i PD-se Genc Ruli, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. I pyetur nga gazeta, ne lidhje me deklaratat me te fundit te z.Bamir Topi ndaj mazhorances dhe kryeministri Berisha, ministri Ruli vlereson se "shperthimi" i Topit tashme nuk surprizon ndokend, sepse tani te gjithe e dine qendrimin e tij ndaj PD-se. Sipas ministrit Ruli, Topi ka kohe qe ka sinkronizuar aksionin e tij politik me kryetarin e PS-se, Rama. Ne lidhje me diskutimet per emrin e ri te presidentit, Ruli thote se PD-se nuk i mungojne potencialet per te zgjedhur emrin e duhur dhe sa per emrat e artikuluar deri me tani ne media, ai shprehet se jane tullumbace te fryra nga kurioziteti mediatik. Lidhur me largimin e deputetit Oketa, ministri Ruli shprehet se ai zbriti nga treni i PD-se, per te hipur ne karrocen e Topit. Gjithashtu, Ruli kritikon qendrimin e opozites, e cila sipas tij, u kujtua te votonte projektligjet me 3/5 ne kohen kur BE u shpreh kunder statusit per Shqiperine. Sipas Rulit, me veprimet qe ben kryetari i PS-se, po deshmon se nuk do integrimin e Shqiperise. Ruli flet edhe per ndryshimet ne qeveri duke u shprehur se ne punen e qeverise se nuk shikon humbje te dinamikes te kabinetit qeverises apo mungese rezultati.

Mediat e cilesuan si "shperthimi i Topit". Disa analiste mendojne se me kete gjuhe, Presidenti ben shkelje te Kushtetutes dhe moralit te postit qe mban. Ju si mendoni?

Z. Topi "shpertheu", por nuk besoj se surprizoi ndokend me qendrimin e tij kunder PD-se, qe me ne fund e shprehu hapur. U be kohe tashme qe Topi e ka sinkronizuar me Edi Ramen aksionin e tij politik. Natyrisht, me kete nuk duhet te kuptojme nje metamorfoze te Presidentit aktual, nga e djathta ne te majte. Ne levizjen e tij nuk ka asnje zgjedhje ideologjike, por thjesht nje lloj pazarlleku politik personal, te cilin mund ta quajme edhe te pamoralshem nese do te besonim qe ne militimin e tij te dikurshem ne PD, ka pasur ndonje kredo politike ndaj se djathtes. Lloji i politikanit pa principe politike dhe i gatshem per cdo lloj matrapazlleku personal nuk eshte i rralle ne politiken tone. Por, llojin e Presidentit qe per pragmatizem dhe perfitim personal, shkel edhe dinjitetin dhe staturen mbipartiake qe duhet te kete nje kryetar shteti, historia e Shqiperise do ta identifikoje vetem me rastin Topi.

Ka shume zera dhe disa emra per Presidentin e ri te Republikes? Do te arrihet kompromisi per emrin e kandidatit?

Emrat e shumte qe kane dale jane me se shumti tullumbace te fryra prej kuriozitetit mediatik. Partite politike nuk jane prononcuar ende me emra konkrete. Edhe kryeministri Berisha, ne emer te Partise Demokratike, thjesht ka deklaruar se kjo force politike qe eshte ne qeverisje te vendit, padyshim qe do te beje propozimet e saj per kandidaturen e presidentit, dhe eshte e qarte qe nuk ka aspak veshtiresi per te gjetur nje apo disa kandidatura serioze ne nivelet e larte te Partise, por jo vetem brenda tyre. Ndersa z. Rama, ne emer te Partise Socialiste, ka bere nje dhe vetem nje prononcim deri me sot: qe ai nuk do te pranoje asnje propozim te PD, por vetem nje kandidat konsensual. Per ata qe e njohin gjuhen e Rames, perkthimi i ketij qendrimi te tij eshte i lehte. Z. Rama do qe Presidenti te jete zgjedhje e tij dhe vetem e tij, perndryshe nuk ka konsensus. Ketu nuk ka asgje te re. E dime te gjithe tashme qe Rama, ate qe nuk e arrin nepermjet votes apo fuqise politike te numrave, e kerkon ta marre kokefortesisht nepermjet bojkotit, shantazhit politik, apo deri edhe dhunes politike. Por, perseri nuk ka asgje te re po te themi qe nuk ka mundur kurre te arrije ndonje fitore kur eshte udhehequr nga ky lloj arrivizmi politik.

Si e cilesoni vendimin e minutave te fundit te Partise Socialiste per te votuar pro ligjeve qe kerkojne 3/5-at e votave ne Parlament?

Qesharak, mendjeshkurter, por edhe dramatik. Zor te besohet qe politikani Rama do te kete gatishmeri dhe vullnet per te bashkepunuar dhe kontribuar ne realizimin e reformave qe kushtezojne marrjen nga Shqiperia, te statusit te vendit kandidat. Une nuk besoj dot se ai do te angazhohet per kete objektiv, sa kohe qe ne qeverisje eshte PD. Madje, sjellja e tij politike me ve perpara nje dyshimi edhe me te madh: A do vertet ky njeri te shohe ndonjehere Shqiperine anetare te BE-se? Apo ne paranojen maniakale te tij per pushtet, ai eshte ne kerkim vetem te cifligut te pushtetit, dhe jo te dinjitetit te shqiptareve e te shtetit te tyre?

A eshte e vertete qe ne Partine Demokratike mungon demokracia dhe debati, sic dhe ka deklaruar deputeti Gazmend Oketa, apo dhe ndonje emer i njohur ne kete parti?

Deputeti Oketa nuk e ka fshehur prej kohesh pozicionin e tij si nje ndjekes personal i Bamir Topit. Ne kete moment, kur Topi eshte shfaqur haptas si nje konkurrent per garen e ardhshme elektorale, Oketa nuk ka pse te nguroje te thote se duhet te zbrese tani nga treni i PD-se dhe te hipe ne karrocen e Topit. Nje gje e tille nuk do te kerkonte shume kuraje, por do te ishte nje shfaqje ndershmerie nga ana e tij. Ai nuk ka pse pretendon edhe lavdine e nje "kontestuesi" dhe "luftetari" per liri fjale dhe demokraci, sepse as nuk e meriton ate. Niveli i lirise dhe demokracise ne PD eshte sot po aq i larte sa ka qene edhe atehere kur Oketa u ndie i nderuar si deputet i zgjedhur i saj, si minister, apo edhe si zevendeskryeminister i saj. Por edhe heshtja dhe qetesia e Oketes ka zgjatur po kaq kohe. Atehere, une pyes, perse duhet ky "refleksion i vonuar" i tij? Ai, as PD-se nuk i ben dem me kete deklarim te fundit, dhe as vetes nuk i sjell ndonje nder apo perfitim politik.

Pritet qe pas disa javesh te kemi konkretizim te dy nismave politike per krijim te partive me emra te njohur te se djathtes. Sa problematike paraqiten keto zhvillime dhe a mendoni se do te kete largime te tjera nga radhet e PD-se?

Se pari, dua te me lejoni qe t'i bej nje saktesim shprehjes suaj "emra te njohur te se djathtes". Me perjashtim te ndonje individi konkret, shumica e atyre qe ju u referoheni si te tille jane cka media, ne menyre jo pak artificiale, ka dashur t'i beje personazhe te nje rendesie politike, ose cka keta tipa vete enderrojne te jene, nje imazh virtual qe me pas jane perpjekur ta "shesin" mediatikisht. Roli i tyre i derisotem dhe pesha e tyre politike ne elektoratin e djathte eshte e paket ose fiktive. Se dyti, pavaresisht se keto parti, per te cilat pyesni pritet te krijohen me afrimin e perballjes zgjedhore (2013), individet protagoniste te ketyre partive te pritshme qe me deklarimet dhe veprimet politike te tyre, kane kohe qe nuk jane me ne anen e PD-se. Dhe nuk kam asnje dyshim qe edhe ne zgjedhjet e fundit, ato te vitit 2011, ata kane vepruar dhe votuar aktivisht kunder PD-se. Pra, nuk mund te themi qe humbasim sot, dicka qe realisht nuk e kemi pasur edhe dje. Shifrat thone qe PD dhe koalicioni i saj fitoi ne zgjedhjet e 2011-s me mbi 140 mije vota me shume, pra edhe duke mos e pasur voten e tyre. Ne 2013-n, vota e tyre, pervec ndryshimit te emrit politik te votuesit, nuk pritet te ndryshoje gje tjeter, aq me pak rezultatin.

Se treti, cka vihet re edhe ne pyetjen tuaj eshte kurioziteti per nje largim apo percarje te mundshme politike brenda PD-se. Sigurisht, kjo shpjegohet me jehonen qe kane pasur nje seri komentesh te bera kryesisht nga mediat prane Rames, apo nga "mendje analitike" qe mendojne se jane ata qe e shkruajne meny-ne e perditshme te politikes partiake.

Ne thelb, prapa ketyre "komenteve" e "analizave" fshihet nje synim dinak: te krijojne pershtypjen dhe ndjesine publike sikur PD-ja eshte sot, ne prag te zgjedhjeve te vitit 2013, njelloj e percare dhe e fragmentuar sikunder ishte PS-ja ne prag te zgjedhjeve te vitit 2005, zgjedhje te cilat PS-ja i humbi kryesisht prej kesaj percarje. Ky manipulim opinioni me se shumti i volit Rames, e madje orkestrohet prej tij. Por, pa u cuditur, ne kete manipulim po kontribuojne dhe aktore te tjere qe ndonese nuk jane te rreshtuar ne "oborrin e Rames", madje ne dukje jane mjaft larg tij, ne vetvete nuk u leverdis vazhdimi i lidershipit te Berishes ne PD apo ne qeverisjen e vendit.

Gjithmone eshte folur per ndryshime ne qeveri, pavaresisht situates politike. Aktualisht, a e shihni te nevojshme nje rifreskim, apo riformatim te qeverise?

Duke qene vete pjese e ekipit qeveritar, do te sugjeroja qe pergjigjen e kesaj pyetjeje ta kerkoni nga politikane te tjere, te pakten per hir te objektivitetit. Sigurisht, formacioni qeverises ne princip mund te ndryshohet, por logjikisht kjo behet kur qeverisja ne teresi apo sektore te vecante te saj kane ngecje, humbje te dinamikes, apo paaftesi e mangesi ne rezultate. Une personalisht nuk evidentoj ende asnje dukuri te kesaj natyre ne ekipin e sotem qeverises.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›