Xhafa: Cilesia e ligjit, me e rendesishme se konsensusi
Partia Socialiste e cileson si me te rendesishem procesin e hartimit te ligjit per Gjykaten Administrative dhe jo konsensusin per dhenien e votave ne Kuvend. Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj, deklaroi dje ne degjesen publike per ligjin per Gjykaten Administrative, se opozita kerkon te marre cdo mendim te vlefshem nga grupet e interesit per persosjen e ligjit. "Per ne nuk eshte shume e rendesishme ngritja ne nje date te caktuar e kartonit qe do te shenoje miratimin e ketij akti. Per ne, shume e rendesishme eshte procesi qe duam te ndertojme per te arritur ne fund te fundit ne qellimin e perbashket; Nje ligj sa me i mire. Nje ligj cilesor, nje ligj qe t'i sherbeje interesave te qytetareve, interesave te grupeve te interesit dhe ne menyre te vecante interesave, ne rastin konkret interesave te biznesit", - u shpreh dje Xhafa. Ai u shpreh se opozita synon qe te zhvilloje nje sere takimesh me grupet e biznesit per te pasur nje panorame sa me te qarte te ceshtjeve qe duhet te zgjidh miratimi i Gjykates Administrative. "Ne kemi parashikuar nje sere seancash degjimore me biznesin, me profesioniste te kesaj fushe, me pedagoge, avokate. Pra, me nje teresi grupesh interesi ne funksion te qellimit per te pasur jo thjesht dhe vetem nje transparence ne te gjithe kete proces vendimmarres, por kryesorja, sic e thashe, per te pasur nje ligj te mire, nje ligj te qendrueshem. Eshte nje projekt, rreth te cilit, per hir te se vertetes, eshte debatuar gjate. Ka pasur dhe ka kendveshtrime te ndryshme per dispozita te vecanta te ketij projekti, por natyrisht askush nga ne nuk ka mohuar rendesine qe ky projekt ka", - tha dje Xhafa. Ne takimin e zhvilluar nga deputetet e PS-se kane qene te pranishem perfaqesues nga Biznes Albania, Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane, Konfindustria, Dhoma Amerikane e Tregtise, Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste, Shoqata e Ndertuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, si dhe mjaft institucione te tjera. Ne takim foli dhe deputeti Armando Subashi, i cili ka kerkuar nga te pranishmit dhenien e mendimeve per permbajtjen e ligjit te Gjykates Administrative dhe gjetjen e mundesive per persosjen e tij. "Ne na intereson edhe opinioni juaj lidhur me normat procedurale qe parashikohen ne projekt, ne funksion te lehtesimit te procedurave te gjykimit, jo vetem per te shmangur ndoshta nje pjese te veprimeve qe nga shume profesioniste te fushes sot jane konsideruar si perseritje dhe ndoshta te panevojshme", - tha Subashi.