E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksandër Zotos



FUNDI I LOJËS

Do vdesim

Në mënyrë ilire

Duke puthur

TokeDiell

Do i marrim me vete

Edhe vrasësit

Fundi i lojës

Zgjimi i perëndive

1991

BOTË E PADUKSHME

Zhurmë jashtë

Brenda bosh

E padukshmja veshur

Në lëkurë Njeriu

Qiriun e fundit ndez

KLYSHI

Klyshi

Kurrë të bëhet

Qen

Mjerë Kudra

Sy i verbër

Në kep

VDEKJA APO VASHA

Për vdekjen shumë shkrova

Pikë gazi në buzë nuk kisha

Kur të vjen të më marrë për dore

Nuk do ta njoh është ajo

Apo vasha që më fshihte

nëpër fjalë e ëndrra

Territ të dheut sapo dilnin ujqit

Kafshonin butina të Ilirisë

buzë Ujanës

PRIZRENI

Visar Zhitit

Putha pikën e gjakut

Mes Qiellit e Tokës

Më mbuloi drita hyjnore

Guri ia lëviz, rrënja

Frymon atDheu, paska Zot

Prizren, 10.06.2008

(F.S)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›