“Penda”, shtyhet në fund të janarit
Çmimet letrare vjetore që ndan Ministria e Kulturës për shkrimtarit e vitit do të ndahen në fundit të janarit. Ndryshe nga vitet e tjera ky çmim është shtyrë. Nga Drejtoria e Librit në Ministrinë e Kulturës bëhet e ditur se ndarja e “Penda”-ve është shtyrë për shkak të botimeve të shumta që ka pasur këtë vit, ku priten deri në fund të dhjetorit të dalin siç është p.sh përkthimi i veprës së Pashko Gjecit, “Fausti” etj. Ky çmim shpesh është debatuar për karakterin e saj politik, duke qenë se shpërndahet nga Ministria e Kulturës. Qarqet letrare shqiptare ende nuk po arrijnë të ngrenë një institucion për çmimin letrar vjetor. Edhe “optimizmi” se botuesit shqiptarë kanë anonçuar prej dy vitesh disa çmime, të njëjta me ministrinë, duket se ka njohur dështimin qysh në këtë vit, pa nisur të institucionalizohet me dinjitet. Produksioni letrar, ajo që është letërsi e mirë, nuk është një nga kriteret e botuesve, duke i ndarë çmimet sipas interesave politike. Pra deri tani janë dy çmime që vlerësojnë prurjet letrare, por që drejtohen nga mekanizma krejtësisht politikë, që nuk është aspak në favor të shkrimtarëve dhe letërsisë.