E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtarët e fëmijëve “qahen”

Shkrimtarët e fëmijëve “qahen”

Cilësia e veprave letrare për fëmijë dhe mungesa e kritikëve të mirëfilltë të kësaj gjinie është shqetësimi më i madh i ditëve të sotme. Gjendja aktuale e këtyre botimeve, përballja me këto problematika si dhe sfidat për të ardhmen të kësaj letërsie ishin kryefjala e një ballafaqimi me shkrimtarë përfaqësues të Shoqatës së Botimeve të Shkrimtarëve për Fëmijë, organizuar dje në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”. Shkrimtari Pandeli Koçi gjatë këtij takimi ka theksuar se letërsia për fëmijë dhe të rinj ashtu si mbarë letërsia shqipe pas viteve ’90 ka pasur një zhvillim të madh në disa drejtime, qoftë sasiorë dhe cilësorë, por cilësia mbetet problem për ditët e sotme, pasi jo gjithmonë sasia sjell cilësinë. Shkrimtarët kërkuan forcimin e kritikës, pasi vihet re se sot duke mos pasur kritikë letrare të mirëfilltë në letërsinë për fëmijë, kriteret e vlerësimit të saj janë gjithmonë të diskutueshme. Shkrimtarë të njohur si Adelina Mamaqi, Xhahid Bushati, Kozeta Mamaqi, Pandeli Koçi, Bardhyl Xhema, Skënder Hasko etj., në diskutimet e tyre kërkuan më shumë mbështetje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për Shoqatën e Botimeve për Fëmijë. Në fund të takimit, shoqata zhvilloi zgjedhjet e reja të kryesisë, ku kryetar u zgjodh Pandeli Koçi dhe nënkryetarë Xhahit Bushati dhe Vangjush Saro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›