Alen Prost në vend të Briatores?
Këtë hipotezë e hedh e përditshmja franceze “L’Equipe”. Sipas saj, “profesori” është një nga kandidatët e mundshëm për të zënë postin drejtues në skuderinë franceze.
Në fakt, Prost do të ishte i gatshëm të zëvendësonte edhe drejtorin teknik, Pat Sajmonds, i larguar së bashku me Briatoren.
Alen Prost, i cili është shpallur katër herë Kampion Bote me Ferrarin, i komenton zërat thjeshtsi hamendësime. “Megjithatë, do isha i nderuar, por askush nga drejtuesit e Renosë nuk më ka kontaktuar,”- shton Prost.
Vetë skuderia franceze e konsideron një goditje të rëndë hetimin ndaj saj nga ana e FIA-s si dhe largimin e dy prej drejtuesve më të rëndësishëm.
“Thjesht dua të ndihmoj skuadrën. Ajo ishte detyra ime dhe prandaj dhashë dorëheqjen,”- komentoi largimin e tij Flavio Briatore.