E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, GRECO raport për Shqipërinë

Lidhur me kriminalizimin e korrupsionit, GRECO pohon se e drejta penale në Shqipëri përputhet gjerësisht me nenet përkatëse të Konventës penale mbi Korrupsionin të Këshillit të Evropës (ETS 173). Megjithatë disa mangësi në legjislacionin aktual janë identifikuar siç është aplikimi i kufizuar i neneve ekzistuese përsa i përket  korrupsionit të punonjësve publikë të huaj dhe ndërkombtarë; nivelin e dobët të sanksioneve të mundshme për vepra korrupsioni të kryera në sektorin privat ; dhe disa boshllëqe në raport me kompetencën në raste shkeljesh me korrupsion dhe trafik influence kryer jashtë shtetit. Vënia në praktikë e legjislacionit penal të duhur duhet të forcohet.

Ndërsa lidhur me transparencën e financimit të partive politike, raporti dëshmon se Shqipëria është tashmë e angazhuar në procesin e reformave premtuese, me qëllim përmirësimin e nivelit të ulët të transparencës në financimin e partive politike shqiptare. Kodi i ri elektoral, në fuqi që prej janarit 2009, futi një sistem të ri për të siguruar transparencën dhe kontrollin e financimit të fushatave zgjedhore.

GRECO nënvizon se është e nevojshme të miratohen tani masa konkrete për të vënë efektivisht në punë rregulloret e reja. Si fillim, është e nevojshme të zhvillohet një mekanizëm i pavarur i pajisur me pushtete të mjaftueshme për të mbikqyrur një herësh edhe financimin e fushatave zgjedhore edhe financimin politik në përgjithsi - në kundërshtim me regjimin aktual të ndarjes së përgjegjësive mes shumë institucioneve.

Për më tepër, duhet vënë në një linjë Ligji për partitë politike me normat e Kodit të ri Elektoral për sa i përket transparencës, mbikqyrjes, aplikimit të rregulloreve. Autoritetet shqiptare janë të ftuara të vazhdojnë përpjekjet e tyre me qëllim vendosjen dhe vënien në zbatim të një sistemi të plotë për të siguruar transparencën e financimit politik.

E përgatitur në kuadrin e Ciklit të tretë të Vlerësimit të GRECO, ky raport i drejton  në total 12 rekomandime Shqipërisë. Vënia në zbatim e këtyre rekomandimeve, do të përbëjë objektin e një shqyrtimi të ri nga ana e GRECO-s, nga fundi i vitit 2010, në kuadrin e procedurës së saj specifike të përmbushjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›