E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Tiranës, mblidhet sot Këshilli Bashkiak

Gjatë mbledhjes së sotme, e cila do të zhvillohet në orën 10:00, do të prezantohet ky plan para 55 këshilltarëve të këtij këshilli. Mbledhja e këtij këshilli ishte parashikuar të mbahej të mërkurën, por ajo u shty për shkak të zhvillimit të seancës parlamentare për miratimin e qeverisë së re. Për këtë arsye, mbledhja e Këshillit Bashkiak u shty për ditën e sotme. 

Plani urbanistik ështëe vendimi më i rëndësishëm që ky këshill do të marrë. Me këtë vendim do të marrë fund amullia e ndërtimeve që është krijuar në territorin e Tiranës, pasi me miratimin e planit do të vendosen njëkohësisht edhe gjurmët e ndërtimeve. Ky plan është bërë shpesh arenë debati, ku Partia Demokratike dhe qeveria e kanë akuzuar Edi Ramën se po e mban peng për arsye përfitimi personal.

Plani do të miratohet vetëm nëse arrihet konsensusi, pasi tashmë këshillitarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë bashkuar me ato që djathtë, të cilët bëhen mazhorancë në këtë këshillë. Po sot, në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të vijnë 10 këshilltarë të rinj, pasi 5 nga Partia Demokratike dhe 5 nga Partia Socialiste kanë marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›