Alesandro Nesta i dhuron fitoren ekipit të Milanit
Skuadra e Leonardos ka kthyer gjithçka në pjesën e dytë, ashtu siç bëri në dy super përballjet e fundit me Romën dhe Realin e Madridit.
Vendasit e Kievos ishin të parët që kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Pincit pas një aksioni perfekt. Klaren Sedorf shpërdoroi një rast të pastër për të barazuar shifrat, duke e çuar Milanin në dhomat e zhveshjes në disavantazh.
Në minutën e 82-të milanezët barazojnë me anë të Nestës. Qendërmbrojtësi godet saktë me kokë një top që u kthye nga traversa pasi më parë ishte goditur nga Borrielo.
Minutat shtesë rezervuan emocione të tjera, ku në fillim portieri Dida bën mrekullinë me një super pritje duke e shpëtuar Milanin nga goli i dytë. Në aksionin pasardhës që ndërton skuadra e Leonardos, Alesandro Nesta gjendet sërish në vendin e duhur për të goditur saktë me kokë një krosim të Pirlos.
2-1 dhe Milani merr fitoren e dytë radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, aq sa ka Fiorentina dhe Palermo, që së bashku ndajnë vendet 4, 5 dhe 6.Ndërkohë që Kievo mbetet në kuotën e 11 pikëve.