Nishani: Dy grupe avokatësh në proceset gjyqësore
“Një konkluzion në parim dhe në themel të respektimit të sigurisë dhe i të drejtës së mbrojtjes së të pandehurve, por që procedura të jetë shumë e prerë dhe përcaktuese që të mos lejojë hapësira abuzuese nga avokatët gjatë hetimit gjyqësor për të shtyrë procesin gjyqësor apo seanca, dhe që trupi gjykues të ketë hapësirën e duhur ligjore për të vazhduar procesin dhe seancën pa ndërprerje”, ka theksuar për mediat Nishani.
Ministria e Drejtësisë pritet që të paraqesë draftin, i cili do të propozojë që të krijohen dy trupa avokatësh, i pari me avokatë dhe grupi i dytë do të jetë me avokatë nga lista e Dhomës së Avokatisë. Nishani ka paraqitur projektin e tij të dy grupeve të avokatëve, që në rast se njëra palë bëhet pengesë, zëvendësohet me avokatin e palës tjetër, duke mos krijuar elementë proceduralë për shtyrje të kota të seancave.
Nishani ka premtuar se për miratimin e këtij drafti do të merret mendimi i të gjitha palëve të interesit. “Nëse arrijmë në një konkluzion ku në parim dhe themel të respektohet terësisht ofrimi dhe sigurimi i të drejtës se mbrojtjes së personit të pandehur, atëherë procedura duhet të jetë shumë më strikte dhe përcaktuese, në mënyrë që të mos ketë hapësirë abuzuese nga ana e avokatit gjatë hetimit gjyqësor për të shtyrë procesin gjyqësor apo seancën, por trupi gjykues të ketë të gjithë të drejtën dhe hapësiren ligjore për ta vazhduar procesin dhe seancen pa ndërprerje’, tha Nishani.