E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve kryen detyrën, zhgënjejnë Roma dhe Fiorentina

Zhgënjim kanë pësuar skuadrat e Fiorentinës dhe Romës, të cilat kanë marrë nga një dush të ftohtë në fushat e tyre duke u mundur përkatësisht nga Napoli dhe Livorno me rezultatin 1-0.

Juventusi ka marrë një fitore të vështirë 1-0 në transfertën e Sienës me një gol të Amaurit në minutën e 72-të, duke ruajtur kështu hapin e Interit dhe Sampdorias që pozicionohen në dy vendet e para.

Atalanta vazhdon të impresionojë duke fituar edhe këtë javë përballë Parmës me rezultatin 3-1.  Ndërkohë Kaljari ka fituar 3-2 përballë Xhenoas, e cila duket se ka nisur tatëpjetën pas humbjeve të thella me Interin në kampionat dhe me Lilën në Ligën e Evropës.

Palermo ka fituar minimalisht 1-0 me Udinezen, ndërkohë që Bari ka mposhtur 2-0 kryeqytetasit e Lacios.

Rezultat dhe renditjen e plotë pas javës së 9-të në Serinë mund t’i shihni në logon e këtij kampionati.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›