Alessandro Leogrande ne emisionin Shqip

Alessandro Leogrande është një nga zërat autoritarë të medias italiane. Drejtor i të përmuajshmes “Lo Straniero”, mbulon gjithashtu rubrika të përjavëshme në “Corriere Dell Mezzogiorno “, ose “Il Fatto Quotidiano”.
Ai është gazetar raportues i mafieve të reja në Itali, i lëvizjeve të protestës, i shfrytëzimit të punës së papaguar të emigrantëve. Është autor i shumë librave. Më i fundit është libri kushtuar Tragjedisë së Otrantos, ku në përplasjen mes anijes Kateri i Radës dhe anijen italiane Sibilja në vitin 1997 humbën jetën 81 shqiptarë.
“Kërkimi zgjati shumë. Sic thashë edhe më parë, flitej për një ngjarje të vecantë që bënte pjesë në historinë e emigracionit shqiptar drejt Italisë. Por bëhej fjalë për një tragjedi që nuk ishte shkaktuar nga forcat e natyrës, as fyt i gabimit të atij që ishte në timonin e Katerit të Radës. Këtu kishte një goditje në det dhe më pas është punuar për të fshehur gjurmët, për të mos zbuluar se e kujt ishte përgjegjësia e goditjes. Kjo punë për mua ka qenë shumë e gjatë. Dua të them se kishte një gotë gjysmë plot, por edhe një gjysme bosh. Gjysma plot ishte fakti që ndryshe nga herët e tjera që mbetjet janë tërësisht të mbështjella nga valët e detit, në këtë rast ka patur një gjyq. Një proces gjyqësor do të thotë një mekanizëm, qoftë edhe minimal, që drejtësia ka vënë në punë për të zbardhur se cfarë ndodhi atë mbrëmje. Pra dëshmitë e atyre që ishin në anije dhe të atyre që ishin në anijen ushtarake, të atyre që ishin në tokë etj. Ky ka qenë një serbator në librin tim. Ajo që e bën këtë proces gjyqësor të ngjashëm me proceset e tjera, është mjegulla”, deklaronte Leogrande në një intervistë dhënë në muajin mars të 2012.
Leogrande këtë herë zgjodhi studion e emisionit “Shqip”, por jo për të folur për librin e tij, “Anija e Mbytur, Vdekje në Mesdhe”, roman investigativ që synon të zbardhë sadopak atë që ndodhi në Otranto më 28 Mars 1997 e më pas, me procesin gjyqësor, me përpjekjet për të gjetur drejtësinë, synon të hedhë dritë me mjegullën e gjithë procesit gjyqësor.
Këtë herë Leogrande nuk ishte i ftuar për të folur për librin e tij, tashmë të përkthyer në shqip, por për të njohur Alessandro Leogrande-n gazetar, gazetar italian dhe gazetar europian. Ai foli për shkrimet e tij, për përpjekjet për të thënë të vërtetën dhe “betejat” me politikën për të mos e fshehur kurrë atë.
Me Shaban Muratin
Pjesa e dytë dhe e tretë Shqip iu kushtua Shaban Muratit, një ndër emrat e nderuar të diplomacisë shqiptare, me eksperiencë të gjatë në shërbimin diplomatik shqiptar ai mund të konsiderohet pa frikë si një ndër njohësit më të mirë të cështjeve ballkanase.
Murati është autor i një sërë librash analitikë si “Serbia kundër Serbisë”, Enigmat diplomatike të Pavarësisë së Kosovës”, “Çështja shqiptare pas Pavarësisë së Kosovës”, “Profile të diplomacisë europiane në Ballkan” dhe botimi i fundit, ai i 2012 “Hije në Diplomacinë Shqiptare”.
Ai ishte i ftuar në Shqip këtë të hënë, këtë herë jo për të folur si diplomat, por për të folur për gjithë punën e tij, atë që shihet, e hedhur në libër dhe anën tjetër, shkrimet që ai i ka nisur si anonim nëpër redaksitë e gazetave. Por përse kjo zgjedhje? Pse anonim?
Zoti Murati sqaroi se dërgonte shkrimet e tij me pseudonime nëpër gazeta gjatë periudhës që ishte pjesë e trupit diplomatik për të mos përfshirë në mendimet e shprehura në shkrim shtetin, sepse nëse do të dilte me emër përfshihej qeveria.