E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alessia Marcuzzi: Mendova se do vdisja

ITALI- "Sot kam udhëtuar në një tren që doli nga shinat. Ishte e tmerrshme ... Jam e lumtur që u ktheva në shtëpi me prindërit e mi.. " Është ky mesazhi që Alessia Marcuzzi, prezantuesja e famshme italiane ka postuar në Twitter në fund të një ditë e keqe.

Ajo ishte në bordin e trenit që doli nga shinat, në Romë, mbrëmjen e së enjtes.

Marcuzzi ka shkruajtur më tej në Twitter se në ato momente i është dukur se ka pasur vdekjen pranë, ndërsa është ndjerë e terrorizuar edhe ditë më vonë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›