E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohet material zgjedhor i Partisë Radikale Serbe

Policia e Kosovës ka konfiskuar një numër të madh të postareve me foto të Sheshelit dhe fletushkave të Partisë Radikale Serbe, e cila tanimë ka nisë fushatën për zgjedhjet e përgjithshme serbe edhe në Kosovë. Këto materiale u konfiskuan të dielën në Graqanicë, konkretisht në zyrën e kryetarit të kësaj paritë për regjionin e Prishtinës, Dragutin Periq.

Periq, gjatë aksionit të bastisjes nga policia në zyrën e Partisë Radikale Serbe në Graçanicë, iu përgjigj policisë së nuk po bënë asgjë ilegale, meqenëse është edhe kandidatë i kësaj partie për Prishtinë. Po ashtu, derisa aksioni i bastisjes zhvillohej, një numër i madh i serbëve, u mblodhën vetëm për pak minuta, raporton Kosovapress.

Kolonel Afrim Ahmeti tha se ky operacion vjen pasi disa aktivist të Partisë Radikale të Serbisë kanë vendosur disa postare në disa lokacione në Llapnasell.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›