Alex Ferguson do te largohet nga Manchester United

Trajneri 71 vjecar i Mancester Unajtid, Aleks Ferguson vendos të braktisë futbollin. Lajmi është konfirmuar dhe nga klubi sportiv i Old Treford. Ferguson stërvit ekpinin aglez prej 26 vjetësh. Pasardhësi i tij mund të jetë Dejvid Mojes, trajneri aktual i Evertonit.
Lajmi ëshët konfirmuar publikisht në faqen zyrtare të skuadrës, dhe data për zyrtarizimin e largimit të tij ëshët në fund të këtij sezoni. Skocezi 71 vjecar që do të festojë dhe vendin e parë në kampionat pritet të japë lamtumirën këtë dielë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Suansea. Për pasardhësin e tij kohët e fundit është komentuar Hoze Murinjo, por ky i fundit ka shumë mundësi të marrë drejtim një tjetër skuadër të kampionatit anglez, Çelsin. Gjithsesi mediat britanike lënë hapësira për cdo skenar të mundshëm.