E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alfabeti i politikes

arben-isaraj

Nga Arben Isaraj

Te mesosh politiken ne Shqiperi, duket tejet e veshtire. Aftesia jone per te mesuar, ne kete fushe, mbetet ende “pasuria” jone e fshehur.

Sot, ne kete situate paszgjedhore :
me humbes politike, qe nuk kuptojne humneren e humbjes, por sillen ne menyre absurde si “fitues” rekordmene te JO-se popullore;
me humbes politike, qe me nje gjuhe te drunjte, nuk po kuptojne se po kalojne nga hija ne erresiren e gjate politike;
me humbes politike “majmune” qe mendojne se do te mbreterojne, kur “tigrin rekordmen” e kane ne krye te tavolines;
me humbes politike butaforike, qe fjala e tyre nuk arrin te “thyeje” asnje kocke te kundershtarit, duke mbetur retorike boshe e nje mesimi te mesuar nga nje nxenes perserites ne humbje;
me humbes politike karagjoze, qe mendojne se imituesi eshte pasuesi i rradhes;

ka nevoje te mesohet dhe te reflektohet.

Ndaj politikaneve, u nevojitet një konceptim sa më i plotë i politikës, i cili fillon, përmbledh dhe integron morinë e aspekteve  dhe elementeve të realitetit politik, e në të njëjtën kohë i strukturon dhe i sitematizon ato.
Ky proces krijon një perceptim të tillë të politikës, i cili e përshkruan atë si të strukturuar kategorikisht në mënyrë shumëdimensionale.

Alfabeti i politikes ketu “dallon” tre dimensione të asaj, që quhet politikë:
a-dimensioni institucional (polity);
b-dimensioni normativ i përmbajtjes (policy);
dhe

c-dimensioni procedurial (politics).

Me këto kuptojmë se:

Së pari, politika ka një dimension institucional, i cili përcaktohet nga kushtetuta, sistemi ligjor dhe tradita.
Edhe parimet e formimit të vullnetit politik kanalizohen nëpërmjet institucioneve: zgjedhjet, të drejtat themelore të lirisë dhe mendimit, partitë dhe shoqatat… Hapësira e veprimit kufizohet, po nga institucionet.
Në anglishten e David Miliband-it, ky dimension institucional i politikës quhet “polity”.
Së dyti, politika ka një dimension normativ të përmbajtjes, i cili u referohet qëllimeve, detyrave dhe objekteve të politikës.
Trajtësimi i politikës dhe përmbushja e detyrave të saj janë të varura nga interesa… ndaj edhe hapësira e përmbajtjes së politikës është e mbushur me elemente konfliktuale.

Dimensioni i përmbajtjes së politikës në konceptimin  abstrakt anglez përcaktohet si  ”policy”.

Dhe së treti, politika ka një dimension procedurial, i cili ka të bëjë me përçimin e interesave përmes konfliktit dhe konsensusit.

Ky proces i vazhdueshëm i formimit të vullnetit politik dhe i përçimit të interesave nuk mund të kuptohet vetem duke studiuar institucionet apo përmbajtjet… Për dimensionin e tretë të politikës gjuha angleze e Miliband-it, ofron termin “politics”.
Si …a-ja, b-ja dhe c-ja e alfabetit, te tre dimensionet – forma institucionale, përmbajtja normative dhe rrjedha proceduriale- përbëjnë atë që quhet “politikë”.

Ndaj sot cdo politikeberes, qe pretendon te qeverise njerezine apo partine, duhet ti pergjigjet publikisht nje liste te kontrollit politiko-shoqeror, duke filluar nga a-ja, b-ja, c-ja e keshtu me rradhe.

Thene me thjesht, vendi dhe ardhmja e tij, nder te tjera kane nevoje, per t’iu pergjigjur problemeve te listuara :
a- Ne kuadrin e te vepruarit politik (Polity) :
-Cilat nene te Kushtetutes (apo statute) do te preken ?
-Cilat parime kushtetuese (apo statutore) nuk preken ?
-Cilat ligje dhe norma ligjore (apo statutore) jane te rendesishme ?
-Cilat institucione marrin pjese ne vendimarrje dhe me c’fare kompetencash ?
-Cilat marreveshje, rregulla apo detyrime kombetare e nderkombetare percaktojne kuadrin e veprimit ?
b- Ne procesin e permbatjes se gjese se ofruar (Policy) :
-Per cilat probleme politike behet fjale ?
-Cilat jane objektivat, qe duhen arritur ?
-Cilat propozime zgjidhjesh do te diskutohen ?
-Ne c’fare rezultatesh ka cuar politika ?
-Si vleresohen rezultatet ?
C- Si proces i vullnetit politik dhe vendimarrjes (Politics) :
-Cilet jane pjesemarresit dhe/ose te perjashtuarit ?
-C’fare mundesish pjesemarrjeje egzistojne dhe cilat prej tyre do te shfrytezohen ?
-Cila eshte rrjedha e linjave aktuale te konfliktit ?
-C’fare struktura pushteti ne konflikt normativ konstatohen dhe nga se ndikohen ato ?
-C’lloj interesash jane te pranishme dhe si percohen e realizohen ato ?
-Si gjenden shumicat strategjike dhe si miratohen ato ?

E shume te tjera…..por, alfabeti i politikes ka rradhe dhe demokracia ne Shqiperi nuk duhet pare me si pela, qe te gjithe duan ta shalojne dhe mos t’i japin tagji.

Jo dhe jo.

Politika ne Shqiperi nuk duhet te jete shkathtesia per tu marre parate te pasurve dhe votat te varferve.
Ndryshimi qendron tek kushti- si te mbrosh njeren pale prej tjetres.
Nuk ecet me perpara vec me koken pas.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›