E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alfred Trebicka, nje bashkeshort romantik

Me sa duket kur behet fjalet per romantizmin duhet te besojme, se aktoret e kane ne doza te larta. Ne pergjithesi jemi mesuar qe njerezit e artit t'i shohim si me te ndjeshem ne kete aspekt edhe per shkak te profesionit. Por ndersa te jep pershtypjen e nje njeriu deri diku te ftohte dhe te ashper, duket se aktori Alfred Trebicka ne realitet eshte krejt ndryshe nga ky imazh qe percjell. Te pakten fotot e realizuara nga paparazzi yne pak dite me pare ne kryeqytet, flasin per nje bashkeshort romantik dhe te kujdesshem, qe ndersa ecen per dore me bashkeshorten e tij, na sjell nder mend ciftet e reja te sapo dashuruar. Nuk dime nese kete vere aktori ka preferuar disa dite pushime, apo e ka kaluar gjithe stinen e nxehte ne kryeqytet, megjithate shohim se gjate ketij sezoni preferon te jete sportiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›