E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet e dashura e Nik Xhelilajt

Studenti i deges se drames ne Akademine e Arteve nuk do te ishte bere kaq i njohur nese nuk do te kishte pasur rolin e protagonistit ne filimin "Trishtimi i zonjes Shnajder", i regjisorit Pirro Milkani. Nje realizim, qe gjeti vemendjen e merituar te publikut shqiptar. Pas suksesit ne performancen prane aktores ceke Ana Geislerova, kete radhe Niku shihet ne nje performance tjeter, me nje vajze perkrah. Por tashme nuk behet fjale per nje rol dhe as per nje femer disa vite me te madhe. Vajza e cila duket shume e afert me aktorin dhe ka pak a shume moshen e tij, duket se eshte e dashura e Nikut. Ata jane fotografuar nga paparazzi yne ne rruget e kryeqytetit, ndersa ecin te shkujdesur prane njeri-tjetrit. Nuk dime nese vajza eshte gjithashtu studente ne te njejten fakultet me aktorin e ri, megjithate eshte e sigurt, qe ai nuk ka dashur kurrsesi ta beje publike lidhjen e tij, sepse ne te gjitha intervistat e ka shmangur ekzistencen e nje vajze ne jeten private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›