E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeri-Egjipt, perleshje mes tifozerive

Kanali televiziv egjiptian “Nile Tv”, ben te ditur se ne perfundim te takimit Algjeri – Egjipt, i vlefshem per kualifikueset e Boterorit “Afrika e Jugut 2010”, disa tifoze egjiptiane jane ndjekur nga ata algjeriane neper rruget e qytetit Karthoum te Sudanit.

Tifozet e Egjiptit jane detyruar te fshihen dhe si pasoje nuk kane mundur te arrijne ne aeroport per t’u kthyer serish ne vendin e tyre.

Perleshjet mes dy tifozerive mbeten gjithmone problematike. Edhe ne ndeshjen e pare ne Kajro ku “faraonet” fituan 2-0 autobozi i lojtareve te Algjerise u sulmua nga tifoze vendas.

Ndeshja mes Egjiptit dhe Algjerise u luajt ne fushe asnjeanese, pas perfundimit me pike dhe me golevarazh te barabarte ne grup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›