E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1,Button pilot i McLarenit

Kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button, nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë krahas Lewis Hamiltonit, pasi ka nënshkruar për McLarenin.
Njoftimi për këtë transferimi është bërë të mërkurën, ku McLareni do të ketë pilotët më të mirë në dispozicion.
"Edhe pse e fitova Kampionatin Botëror me Brawn GP sezonin që shkoi dhe nuk do ta harroj kurrë këtë isha i vendosur që ta vendosja veten para sfidave të freskëta".
"Lewis është një pilot i talentuar, i cili ka siguruar respektin e të gjithë pilotëve të Formula 1, dhe jam sigurt se ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri", ka thënë Button.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›