Slovenia në Botërorin 2010Golin e kualifikimit të dytë në Kupën e Botës e shënoi Zlatko Dedic në minutën e 44-t.

Rrjetet sociale:
Slovenia hyn për herë të dytë në historinë e Kampionateve Botërore. Vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor nxori jashtë Kupës së Botës, as më pak dhe as më shumë, por Rusinë, falë një fitoreje 1-0 në Maribor, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2, pasi Rusia kishte fituar ndeshjen e parë 2-1.
Formacioni rus i drejtuar nga Guus Hidink e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Golin e kualifikimit të dytë në Kupën e Botës e shënoi Zlatko Dedic në minutën e 44-t. Slovenia kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2002.
Interesant është një fakt, se Slovenia, barazoi dy herë pa gola me Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian, ndërsa tani është një prej 32 ekipeve finaliste të Kampionatit Botëror 2010.
Numri i klikimeve - 850
E Merkure, 18 Nentor 2009