E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeri, masakrohen pengjet e Al Qaedës. Bilanci aktual flet për 50 viktima

17-01-2013 / Gazeta 55

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme pengmarrja në Amenas, Algjeri. Kanë mbetur të vrarë 35 pengje të huaja si dhe 15 nga pengmarrësit gjatë aksionit për shpëtimin e tyre me helikopteër nga ana e ushtrisë algjeriane. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga Al Xhazira. Mes viktimave është dhe një nga liderët e terroristëve Abu Al Bara.
Ka qenë një aksion nga ajri për të shpëtuar pengjet në duart e terroristëve të cilët që nga dita e mërkurë kanë kontrollin e zonës për nxerrjen  e hidrokarbureve në Amenas, Algjeri.
Helikopterë të ushtrisë algjeriane kanë nisur të bombardojnë vendin ku mbaheshin pengjet e huaja, duke shkaktuar plagosjen e dy japonezëve.
Disa terroristë në përpjekje për tu arratisur kanë përdorur disa nga pengjet si mburojë për të shpëtuar nga forcat e sigurisë.
Në orët e e para të mëngjesit rreth 30 nëpunës algjerianë dhe 15 të tjerë me shtetësi të huaj kanë mundur të largohen nga duart e rrëmbyesve.
Disa nga pengjet janë lidhur me rripa me eksplozivë për të shmangur sulmet nga toka të ushtrisë algjeriane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›