E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeri, policia bllokon marshimin

Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme është hequr, policia ka bllokuar edhe njëherë marshimin e opozitës të organizuar për të shtunën e tretë me radhë në Algjeri.
 

Në përleshjet mes agjentëve dhe demonstruesve është plagosur edhe një deputet i “Grupimit për Kulturë dhe Demokraci”.

Rreth 200 persona i janë përgjigjur apelit të “Kolektivit për Demokraci dhe Ndryshim”, një numër më i vogël në krahasim me javët e kaluara.

Opozita në vend duket gjithnjë e më e ndarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›