E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviq: Presim bisedime të vështira me Prishtinën

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisav Stefanoviq, ka vlerësuar se bisedimet me Prishtinën do të jenë të vështira, dhe mjaft të gjata sa për t`i zgjidhur çështjet më të rëndësishme.

"Çdo çështje ka nivelin e lartë të vështirësisë për t`u zgjidhur, dhe nuk duhet pasur pritje jorealiste. Ato do të jenë bisedime të vështira, që do të kenë rënie dhe ngritje, dhe do të zgjatin aq sa të mund t`i zgjidhim problemet më të rëndësishme", ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Stefanoviq ka shtuar se fillimisht do të shqyrtohen çështjet që më së shumti i rëndojnë njerëzit në Kosovë, siç janë "çështjet e lirisë së lëvizjes, shfrytëzimi i telefonisë celulare, energjisë elektrike, targave të makinave dhe personave të zhdukur".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›