Selmani pret kongresmenin amerikan Beasley

Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani dje ka pasur një takim me Kongresmenin Amerikan, David Beasley i cili ka qëndruar për vizitë në Maqedoni.
Selmani dhe Beasley kanë pasur takim shumë të përzemërt dhe të frytshëm dhe kanë ndarë mendimet e tyre për situatën aktuale në Maqedoni dhe rajon.
Selmani ka njoftuar Kongresmenin Beasley me zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e tij dhe të Demokracisë së Re për problemet me të cilat po ballafaqohet Maqedonia, si dhe për nevojën e respektit dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
Të dy kanë konstatuar se Maqedonisë i duhet përshpejtim i procesit integrues në NATO dhe BE si alternativë e vetme për perspektivën e vendit, si dhe zhvillim i raporteve ndëretnike në vend si parakusht për qëndrueshmërinë e stabilitetit të brendshëm të Maqedonisë.