E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeria surprizon Anglinë, barazim 0-0

Anglezët e drejtuar nga italiani Fabio Kapelo e patën të pamundur të shënon qoftë edhe një gol në portën e algjerianëve, duke komplikuar ndjeshëm pozitat për kualifikim. Skuadra angleze nuk ka arritur të bindë në këtë ndeshje, duke u shfaqur e pasigurte në rastet e krijuara.

Pretendentët e Anglisë marrin barazimin e dytë në këtë Botëror, ndërsa për Algjerinë ky ishte barazimi i parë, pasi në ndeshjen e hapjes u mposht nga Sllovenia. E vetmja rrugë për kualifikimin e Anglisë është fitorja në ndeshjen e fundit përballë Sllovenisë, kualifikim të cilin mund ta arrijë edhe Algjeria nëse fiton me Shtetet e Bashkuara.

Ndeshjet e fundit të grupit C, Slloveni-Angli dhe SHBA-Algjeri do të luhen më datë 23 qershor (të mërkurën), ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të kalojnë në 16-she.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›