E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza shqiptare, Daul sërish në Tiranë

Daul ishte i pranishëm në darkën e famshme në Strasburg, ku ishte i pranishëm kryeministri Berisha, kryesocialisti Rama. Dy ditë më parë, Daul dhe kreu tjetër i grupimit politk në PE, Martin Schulsz me anë të një deklarate bënë të ditur se tentativat e tyre për zgjidhjen e krizës kishin dështuar tashmë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Daul pritet të takohet me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Në njoftimin në faqen online të PPE-së, nuk thuhet nëse Daul do të ketë një takim me kreun socialist, Edi Rama.

“Kjo vizitë vjen pas përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe opozita”, thuhet në njoftim. Vizita e Daul do të nisë më 23 deri më 25 Qershor.

Duket se zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Parlamenti Evropian, po bënë tentativa të mëdha për t’i dhënë fund krizës politike në vendin tonë. Megjithëse deri më tani ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret, gjithsesi, opozita i është rikthyer normalisht jetës parlamentare, duke marrë pjesë plotësisht edhe në komisione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›