Donovan: Nuk e kuptoj pse u anulua goli

Lojtarët amerikanë ishin kundër vendimit të gjyqtarit nga Mali, Koman Coulibaly, i cili anuloi një gol të shënuar nga Maurice Edu, duke u mohuar SHBA-ve fitoren tri minuta përpara përfundimit të ndeshjes me Slloveninë (2-2).
“Jam shumë i zhgënjyer dhe shumë i nervozuar”, - shpjegoi Landon Donovan, autori i golit të parë të amerikanëve.
“Nuk e kuptoj se përse goli i Edu u anulua. Pashë një aksion pa gabime nga ana jonë dhe goli ishte plotësisht i rregullt”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 18 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili