E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Ahmeti takim me LSDM

Ali Ahmeti, kreu i partisë shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga partia më e madhe maqedonase në opozitë nuk është bërë asnjë koment mbi pritshmëritë rreth këtij takimi. Ndërsa nga BDI është theksuar se ky takim ka për qëllim të nxisë dialogun politik në vend dhe të kanalizojë përpjekjet e subjekteve politike rreth integrimit  euro-atlantik të Maqedonisë.

Nga partia e Ahmetit gjithashtu është bërë e ditur se dy liderët do të diskutojnë edhe rreth zhvillimeve të fundit politike, përfshirë çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si dhe zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë …

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›