E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska zemeron Uashingtonin

Eduard Snouden është larguar nga aeroporti i Moskës për tu zhvendosur në një vend të sigurtë dhe sekret. Ish nëpunësi i NSA-së që kishte bërë publike sekretet për përgjimet sistematike të bisedave private, ka marrë nga autoritetet ruse një azil të përkohshëm, një vjecar, i cili mund të rinovohet.
Avokati i tij mbrojtës tha se kanë qenë të shumtë ata që i kanë ofruar punë. Klienti i tij i ka premtuar se nuk do të zbulojë sekrete që mund të dëmtojnë qeverinë amerikane. Edhe pse gjatë qëndrimit në Hong Kong kishte konfirmuar se u kishte dorëzuar disa materiale gazetarëve.
Qeveria amerikane është shprehur e irrituar nga veprimi ipalës ruse duke bërë që zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë të vërë në dyshim pjesëmarrjen e presidentit Obama në tëkimin bilateral me homologun rus të parashikuar për në muajin shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›