E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje Rajoy perjashton doreheqjen

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të jaapë dorëheqjen dhe as të shpallë zgjedhje të parakohshme. Duke mohuar akuzat nga ana e opozitës për përfshirjen në skandalin financiar të partisë së tij, Rajoi nuk ka dhënë detaje të tjera për atë që pritet të ndodhë.

“Nuk do të jap dorëheqjen dhe as do të shpall zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë duhet të jetë e qartë. Me këto fjalë ka reaguar kryeminsitri spanjoll para parlamentit të vendit. Kjo ishte hera e parë që Rajoi reagon pas skandalit financiar që përfshiu partinë e tij. Por njëkohësisht ai ka hedhur poshtë akuzat që e shohin të përfshirë personalisht në këtë skandal si dhe ka mohuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes e kërkuar nga opozita.
Skandali u publikua nga mediat spanjolle, me të dhënat e hyrjeve dhe daljeve të parave nga fondet e partisë si dhe disa mesazhe ndërmjet kryeministrit dhe ish sekretarit të thesarit Luis Barcenas. Ky i fundit ëshët arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq. Kurse Rajoi është mjaftuar duke thënë se kishte bërë gabim që i kishte besuar. Janë të shumtë ata që e kanë interpretuar si naivitet nga ana e Rajoi por që në një moment të tillë finaciar që po kalon vendi, peshon shumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›