Ali Ahmeti viziton sot Tiranën, takime me Berishën, Ramën dhe Metën
Tiranë- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI Ali Ahmeti sot do të vizitojë sot Tiranën, ku pritet të takohet me krerët e lartë vendit tonë.
Sipas mediave maqedonase në axhendën e vizitës së tij do të jenë takimi me kryeministrin në ikje Sali Berisha, si dhe me liderin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Ndërkohë mësohet se vizitën zyrtare në Tiranë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do ta përfundojë me takimin me liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh edhe kryeministër i ardhshëm i vendit, si fitues i zgjedhjeve të 23 qershorit.